Informohu se sa është kursimi yt pensional.
Zgjidh fondin tënd të pensioneve:

Mbikëqyrës i financimit kapital të sigurimit pensional është Agjencia për mbikëqyrjen e financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS), (02) 3224 229 www.mapas.mk

Në cilin fond të obligueshëm pensional jam unë?

Të siguruarit që për herë të parë qasen ndaj sigurimit të detyrueshëm pensional dhe invalidor pas datës 1 janar të vitit 2019 dhe në datën e qasjes janë më të rinj se 40 vjet janë të detyruar që të anëtarësohen dhe të paguajnë kontribute në fondin e detyrueshëm pensional sipas dëshirës personale, derisa kanë vetinë e personit të siguruar në fondin për sigurim të detyrueshëm pensional dhe invalidor.


Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë herë pas here i shpërndan këta persona të siguruar në fondin e detyrueshëm pesional nga dita e qasjes së tyre në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor. Personat e siguruar përkohësisht kanë mundësi që të zgjedhin në cilin fond të detyrueshëm pensional do të anëtarësohen me lidhjen e kontratës për anëtarësim.

Personat e siguruar të shpërndarë përkohësisht që nuk do të nënshkruajnë kontratë për anëtarësim në afat prej tre muajsh nga data e qasjes në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor, pas skadimit të atij afati, bëhen anëtarë të përhershëm në fondin e detyrueshëm pensional në të cilin kanë qenë të shpërndarë.


Që të mësoni se në cilin fond pensional jeni anëtar, kontaktoni MAPAS në: contact@mapas.mk.

Përjashtime

Të siguruarit që për herë të parë qasen ndaj sigurimit të detyrueshëm pensional dhe invalidor pas datës 1 janar të vitit 2019 dhe në datën e qasjes janë më të rinj se 40 vjet janë të detyruar që të anëtarësohen dhe të paguajnë kontribute në fondin e detyrueshëm pensional sipas dëshirës personale, derisa kanë vetinë e personit të siguruar në fondin për sigurim të detyrueshëm pensional dhe invalidor.


Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë herë pas here i shpërndan këta persona të siguruar në fondin e detyrueshëm pesional nga dita e qasjes së tyre në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor. Personat e siguruar përkohësisht kanë mundësi që të zgjedhin në cilin fond të detyrueshëm pensional do të anëtarësohen me lidhjen e kontratës për anëtarësim.


Personat e siguruar të shpërndarë përkohësisht që nuk do të nënshkruajnë kontratë për anëtarësim në afat prej tre muajsh nga data e qasjes në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor, pas skadimit të atij afati, bëhen anëtarë të përhershëm në fondin e detyrueshëm pensional në të cilin kanë qenë të shpërndarë.

Mjetet tuaja në shtyllën e dytë janë të sigurta, ndërsa administrimi i tyre bëhet sipas rregullave të rrepta ligjore. Mjetet mblidhen në llogarinë tuaj individuale dhe më vonë investohen me kujdes nga ana e shoqërisë tënde të pensioneve, deri në momentin e fitimit të të drejtës së pensionit. Për investimin e mjeteve të fondeve pensionale janë paraparë rregulla të rrepta, me të cilat mjetet janë siguruar nga rënia e mundshme e vlerës së tyre.

Gjithashtu, mjetet tuaja janë ndarë plotësisht nga mjetet e shoqërisë së pensioneve, ato ruhen në bankën rojtare të pasurisë dhe janë paraparë për pagimin e pensionit tuaj.

Ku janë investuar mjetet e fondit tim të obligueshëm pensional?


Shoqëritë pensionale Sava shoqëria pensionale a.d Shkup dhe KB Shoqëria e parë pensionale a.d. Shkup, nën mbikëqyrje të Agjencisë për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS), investojnë në instrumente të ndryshme financiare, si dhe në aksione të kompanive më profitabile të vendit dhe botërore mes të cilave edhe kompanitë e mirënjohura Apple, Microsoft, BMW, Siemens, Airbus, Alkaloid, Birraria e Prilepit etj.


*Burim i të dhënave për vlerën e neto mjeteve, njësive kontabiluese dhe struktura e investimeve të fondeve të obligueshme pensionale janë shoqëritë pensionale.

Cilat janë rezultatet nga menaxhimi me mjetet e fondit të obligueshëm pensional?

Nëse jeni anëtar i KB Fondi i parë i hapur i obligueshëm ose i Fondit të hapur të obligueshëm i pensioneve Sava penziski fond, ju mund të zgjidhni që raportin e kursimeve pensionale ta pranoni n në postën tuaj elektronike.


Vizito ndonjë nga pikat e shitjes në ekspoziturat e Sava Osiguruvanje, NLB banka AD Shkup dhe Komercijalna banka AD Shkup KB Shoqëria e parë e pensioneve, ose urdhëroni në selinë e shoqërisë suaj pensionale dhe plotësoni formularin lidhur me mënyrën e njoftimit, në praninë e një personi të autorizuar/agjenti të Shoqërisë.

Sipas të gjitha gjasave të dhënat tuaja nuk janë azhurnuar dhe për këtë arsye nuk e pranoni zarfin e gjelbër. Azhurnoni sot të dhënat tuaja personale dhe pranoni rregullisht raportin mbi kursimin e pensionit.

Nëse keni dorëzuar emailin tuaj dhe numrin e telefonit në shoqërinë tuaj të pensioneve, ju keni mundësi për të azhurnuar në formë elektronike të dhënat tuaja personale. Regjistrohuni në ueb faqen e shoqërisë suaj të pensioneve dhe regjistroni ndryshimet e të dhënave personale.

Nëse nuk ke qasje online në llogarinë tënde pensionale, vizito ndonjë nga ekspoziturat e Sava Osiguruvanje , NLB banka AD Shkup dhe Komercijalna banka AD Shkup KB Shoqëria e parë e pensioneve dhe mbushe me shkrim Kërkesën për azhurnimin e të dhënave personale

Mund të dërgoni Kërkesë të plotësuar për azhurnimin e të dhënave përmes postës deri në Shoqërinë tuaj pensionale.

Gjatë azhurnimit të tillë të të dhënave do të kontaktoheni nga Shoqëria me qëllim që të vërtetohet identiteti i dërguesit të Kërkesës dhe biseda telefonike do të incizohet.

Azhurnimi përmes thirrjeve telefonike në Sava shoqëria pensionale në 02/15500 dhe KB shoqëria e parë pensionale në 02/32 43 777. Në përputhje me rregullat përmes thirrjes telefonike lejohet vetëm azhurnimi i adresës së banimit dhe/ose adresës për korrespodencë. Gjatë këtij azhurnimi do të bëhet identifikimi i anëtarit dhe biseda telefonike do të incizohet.

A DO TA HUMBAS TË DREJTËN E ANËTARËSIMIT NË SHTYLLËN E DYTË NËSE DO TA HUMBAS VENDIN E PUNËS DHE ÇFARË DO TË NDODH ME MJETET E MIA?

Në rast se do të mbeteni pa punë, ju nuk do ta humbisni të drejtën e anëtarësimit në shtyllën e dytë, mjetet tuaja do vazhdojnë të investohen, ndërsa pas punësimit të ri pagimi i kontributeve do të vazhdojë të bëhet në të njëjtën llogari, në fondin e pensioneve, anëtar i të cilit keni qenë edhe më herët.

Nëse nuk e dini emrin e përdoruesit, të njëjtin mund ta shikoni në raportin vjetor që e fitoni në zarfin e gjelbër ose me e-mail ose duke telefonuar në shoqërinë tënde pensionale. Nëse nuk e dini fjalëkalimin, të njëjtin mund ta ndryshoni me ndihmën e opsionit fjalëkalim i harruar, në ueb faqen e shoqërisë tënde të pensioneve.

Raporti është pasqyrë e gjendjes së llogarisë tënde individuale në fondin pensional përmes njësive kontabiluese: Shembull: Nëse ke pagim prej 1.000 denarë si kontribut, pas llogaritjes së provizionit hyrës nga Shoqëria tënde (për momentin provizioni hyrës është 2,5%) do të fitohet neto pagesë prej 975 MKD.
Neto pagesa konvertohet në datën e pagimit në njësi kontabiluese. Nëse vlera e njësisë kontabiluese në datën e pagimit është 100 MKD, kjo do të thotë se ke 9,75 njësi kontabiluese. Çdo i siguruar gjatë kohëzgjatjes së punësimit mbledh njësi kontabiluese të cilat shërbejnë për llogaritjen e gjendjes së llogarisë të tij pensionale dhe nga vlera e të cilës do të varet lartësia e pensionit.

Pas ndonjë kohe, nëse njësia kontabiluese rritet në 110 MKD, gjendja e llogarisë tënde do të jetë 1072,5 MKD (9,75*110=1072,5 MKD)


Informata më të hollësishme në linkun..

ÇFARË ËSHTË NJËSIA KONTABILUESE?

VLERA MESATARE E NJËSISË KONTABILUESE TË FONDEVE TË OBLIGUESHËM PENSIONAL

Ju si i siguruar, gjatë periudhës së punësimit përmes kontributeve tuaja pensionale që paguhen në fondet private pensionale mblidhni njësi kontabiluese të cilat shërbejnë për llogaritjen e gjendjes së llogarisë tuaj pensionale. Njësia kontabiluese paraqet pjesë proporcionale të mjeteve totale neto të fondit pensional dhe ka vlerë që mund të rritet, por edhe të ulet. Vlera e njësisë kontabiluese varet nga vlera e instrumenteve në të cilat investojnë shoqëritë pensionale (depozita, obligacione, aksione, etf), kurse nga vlera e njësive kontabiluese do të varet edhe lartësia e pensionit tuaj. Si rezultat i punës së suksesshme të fondeve pensionale dhe investimeve të tyre, nga fillimi me punë deri në 30.09.2018 njësia kontabiluese kishte rritje prej 5,64%.
Burimi: Agjencia për mbikëqyrjen e financimit kapital të sigurimit pensional:www.mapas.mk

Ju mund të kaloni në një fond tjetër të obligueshëm pensional, që drejtohet nga një shoqëri tjetër. Për të kaluar nga një fond të obligueshëm pensional në një tjetër, ju duhet të firmosni kontratë kalimi dhe deklaratë pëlqimi lidhur me kalimin në një fond tjetër. Në rast se anëtarësimi në fondin që keni zgjedhur është më i shkurtën ose deri në 720 ditë, ju duhet të bëni një pagesë për kalimin në fondin tjetër, ndërsa në rastet kur kjo periudhë është më e gjatë se 720 ditë, kalimin në fondin tjetër është falas.

Shtylla e tretë është vullnetare dhe në të mund të kurseni sa të doni, me qëllim që pas daljes në pension të vazhdoni të jetoni me të njëjtën cilësi jete. Shumën e mjeteve që do t’i paguani dhe dinamikën e pagimit mund ta caktoni vetë. Gjithçka që do të kurseni do të mblidhet në llogarinë tuaj pensionale vullnetare, ndërsa mjetet mund t’i tërhiqni pas kalimit të 10 viteve pas fitimit të të drejtës së pensionit të moshës.


Përllogarisni kursimin tuaj të mundshëm:


Kalkulatori Sava penzisko društvo a.d. Skopje

Kalkulatori KB Shoqëria e parë pensionale

Mjetet e shtyllës së dytë mund t’i tërhiqni nga llogaria juaj individuale, pasi të fitoni të drejtën e pensionit të moshës ose më saktësisht pas moshës 64 vjeçe për meshkujt dhe 62 vjeçe për femrat, me të paktën 15 vjet stazh pune. Nëse nuk do të fitoni të drejtën e pensionit të moshës, mjetet e shtyllës së dytë mund t’i përdorni pasi të mbushni moshën 65 vjeçe, ndërsa pagimi i tyre mund të bëhet si më poshtë:

  • Si një pagesë e vetme ose
  • Në formën e pensionit, vetëm me mjetet e shtyllës së dytë, në rast se pensioni do të jetë më i ulët ose i barabartë me 40% të shumës më të ulët të pensionit, në ditën e fitimit të të drejtës së pensionit të shtyllës së dytë.