SI TË BËHESH ANËTAR I FONDIT TË DETYRUESHËM PENSIONAL?

Mund të anëtarësohesh në fondin e detyrueshëm pensional në dy mënyra:

  • > Me nënshkrimin e marrëveshjes për anëtarësim në fondin e detyrueshëm pensional dhe me evidentimin në Regjistrin e anëtarëve, të cilin mban Agjencia, ose
  • > Me shpërndarje në fond të detyrueshëm pensional sipas zgjedhjes së rastit dhe me evidentimin në Regjistrin e anëtarëve, të cilin mban Agjencia, nëse në afat prej 3 muajsh nga punësimi juaj i parë nuk nënshkruani marrëveshje me asnjë shoqëri pensionale.

KE TË DREJTË TË ZGJEDHJES SË FONDIT TË DETYRUESHËM PENSIONAL

Ti si i punësuar ke të drejtë të zgjedhjes personale, në afat prej tre muajsh nga punësimi yt i parë, që me cilën shoqëri pensionale do të lidhësh marrëveshje për anëtarësim në fondin e detyrueshëm pensional.

Për momentin ekzistojnë tre shoqëri pensionale, të cilat menaxhojnë me nga një fond të detyrueshëm pensional dhe një fond pensional vullnetar:

  • > KB Shoqëria e Parë Pensionale Sh.A. Shkup rr. Mitrolpolit Teodosij Golloganov nr. 6, Shkup tel. 02-3243-777, www.kbprvo.mk
  • > Sava - Shoqëria Pensionale Sh.A. Shkup rr. Nënë Tereza nr. 1, Shkup tel. 02-15-500, www.sava-penzisko.mk
  • > Trigllav - Shoqëria Pensionale Sh.A. Shkup bul. 8 Shtatori nr. 18, Shkup tel. 02-5102-190, www.triglavpenzisko.mk

Shtylla e tretë

Ke të drejtë të përfshihesh edhe në sigurim pensional vullnetar me financim kapital

Ke të drejtë të bëhesh anëtar në sigurimin pensional vullnetar me financim kapital:

  • > Nëse i ke mbushur 15 vjeç, por nuk je më shumë se 70 vjeç dhe/ose
  • > Nëse punëdhënësi ose shoqëria yte të përfshin në skemën pensionale profesionale

* Pensionist nuk mund të jetë anëtari i shtyllës së tretë.

SI TË BËHESH ANËTAR I FONDIT VULLNETAR PENSIONAL?

Mund të bëhesh anëtar i fondit vullnetar pensional në tre mënyra:

  • > me nënshkrimin e marrëveshjes për anëtarësim në fondin vullnetar pensional me shoqërinë dhe me hapjen e llogarisë individuale vullnetare.
  • > me nënshkrimin e marrëveshjes për anëtarësim në fondin vullnetar pensional, e cila do të lidhet mes teje, paguesit dhe shoqërisë dhe me hapjen e llogarisë individuale vullnetare
  • > me pjesëmarrjen në skemën profesionale pensionale, të organizuar nga punëdhënësi juaj ose shoqëria dhe me hapjen e llogarisë individuale vullnetare.

SI PAGUHEN MJETET NË
SHTYLLËN E TRETË?

Ju si anëtar:

  • > mund t’i paguani vetes kontribut vullnetar,
  • > në emrin tuaj dhe për llogarinë tuaj vullnetare mund të paguajë ndonjë person i tretë (a.q. pagues) ose
  • > mund të paguajë për ju punëdhënësi, gjegjësisht financuesi i skemës profesionale financiare.

KALIMI NË FOND
TJETËR PENSIONAL

E drejtë e rëndësishme për të gjithë anëtarët në sistemin e sigurimit pensional me financim kapital është transferimi i mjeteve. Si anëtar i fondit pensional të detyrueshëm dhe vullnetar, në çdo kohë keni të drejtë për zgjedhje dhe ndryshim të fondit të zgjedhur pensional sipas dëshirës suaj.

Gjatë ndryshimit të fondit pensional barten edhe mjetet tuaja të kursyera. Po ashtu edhe në rast të pjesëmarrjes në skemën profesionale pensionale, keni të drejtë, që gjatë kalimit te siguruesi tjetër, t’i bartni mjetet e kursyera ose në skemë tjetër profesionale pensionale, ose në llogarinë tuaj vullnetare individuale.

AZHURNONI TË DHËNAT
TUAJA PERSONALE

Azhurnoni të dhënat tuaja personale, me qëllim që saktë dhe me kohë t’u dorëzohet raporti i rregullt vjetor, i njohur ndryshe si zarfi i gjelbër.

Azhurnimin e të dhënave mund ta bëni në njërën nga këto mënyra:

> Azhurnimi në bazë të kërkesës me shkrim – plotësoni Kërkesë për azhurnim/korrigjim të të dhënave personale. Pastaj për shkak të identifikimit tuaj, shoqëria do t’i kontrollojë të dhënat tuaja personal përmes personit ose agjentit të autorizuar dhe njëkohësisht do t’u kontaktojë përmes telefonit.

> Azhurnimi përmes internet faqes – shoqëria juaj pensionale përmes sistemit të vetë elektronik në faqen e internetit të mundëson t’i azhurnosh të dhënat tuaja personale: emrin, mbiemrin, adresën e banimit, kodin postar, vendin e korrespondencës, kodin postar të korrespondencës, adresën e korrespondencës, telefonin dhe postën elektronike.

> Azhurnimi përmes kontakt telefonit të shoqërive pensionale – mund t’i azhurnoni dhe/ose korrigjoni të dhënat, që kanë të bëjnë me adresën tuaj të banimit ose adresën e korrespondencës, duke e kontaktuar përmes telefonit shoqërinë tuaj pensionale.

ÇKA PËRMBAN ZARFI
I GJELBËR?

Në zarfin e gjelbër ka dy lloje të raporteve:

> Raporti i parë përmban informacione në lidhje me gjendjen e mjeteve dhe llogarinë individuale të kursimit pensional.

> Raporti i dytë përmban informacione, në të cilat investohen mjetet e fondit pensional së bashku me të dhënat e detajuara për kompensime të paguara dhe realizimi të kontributeve në fondin pensional.

Shoqëria juaj pensionale duhet t’u dërgojë zarf të gjelbër me raportin vjetor të vitit paraprak, më së voni deri më 31 mars të vitit përkatës.

FAKTE
INTERESANTE
– SHTYLLA E TRETË

Menjëherë pas pagesës së parë të kontributit, Shoqëria hap për ju, si anëtar, një llogari individuale vullnetare ose një llogari profesionale.

Ju, si anëtar, paguesi dhe siguruesi, keni lirisht të drejtë ta përcaktoni shumën e kontributeve vullnetare të paguara, si dhe dinamikën e pagesës. Ndryshimi i shumës së pagesës, ose ndërprerja e pagesës, nuk ndikojnë në të drejtën e anëtarësimit tuaj në fondin e pensionit vullnetar, gjegjësisht nuk e nënkuptojnë përfundimin e anëtarësisë.

Nëse përpara daljes në pension ju, si anëtar i një fondi pensioni vullnetar, e ndërpritni pagimin e kontributeve në fondin pensional vullnetar, do të ngelni anëtar i fondit pensional vullnetar deri në momentin e ushtrimit të së drejtës për kompensim të pensionit, deri në transferimin në një fond tjetër pensional vullnetar ose deri në vdekje, si dhe do t’i keni të njëjtat të drejta si anëtarët e tjerë të fondit pensional vullnetar.

Go to top