Mbrapa

E drejta për pagesën e mjeteve nga fond pensional vullnetar

E drejta për pagesën e mjeteve nga fond pensional vullnetar

Mjetet nga fondi pensional vullnetar mund të tërhiqen më së voni dhjetë vjet para moshës për fitimin e të drejtës për pension pleqërie në pajtim me Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, që për momentin do të nënkuptonte moshën më të hershme 52 për gratë dhe 54 për meshkujt.

Gjithashtu, mjetet mund të tërhiqen në rast se anëtari konstatohet me paaftësi të përgjithshme për punë nga Komisioni për vlerësimin e aftësisë për punë pranë Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut, pavarësisht nga mosha. Në rast vdekjeje të anëtarit, pasuria i nënshtrohet trashëgimisë.

Mjetet nga shtylla e tretë përdoren sipas zgjedhjes së anëtarit, në llojet e mëposhtme të kompenzimeve pensionale:

Pagesa e njëhershme ose e shumëfishtë e mjeteve;

Anuiteti pensional i paguar nga shoqëri e sigurimeve e autorizuar për këtë qëllim;

Tërheqjet e programuara të siguruara nga shoqëria që menaxhon me fondin pensional vullnetar, ose

Kombinim i opcioneve të lartpërmendura.