Mbrapa

Përditësimi i të dhënave personale

Për t’i dorëzuar me saktësi dhe në kohë njoftimet e rregullta vjetore (zarfi i gjelbër) deri tek anëtarët e saj, është me rëndësi të veçantë që anëtarët e shtyllës së dytë dhe të tretë të përditësojnë të dhënat e tyre personale.

Anëtarët e fondit pensional mund të përditësojnë ose korrigjojnë të dhënat e tyre në një nga mënyrat e mëposhtme:

Përditësim me anë të kërkesës me shkrim – me plotësimin e Kërkesës për përditësim/korrigjim të të dhënave personale. Në këtë mënyrë, për shkak të identifikimit personal të parashtruesit të kërkesës, kompania kryen:

Kontrollim i menjëhershëm i dokumentit personal të identifikimit të anëtarit nëpërmjet të personit të autorizuar nga kompania ose agjentit;

Kontakt telefonik me anëtarin, me çka sigurohet regjistrimi i bisedës;

Përditësimi përmes faqes së internetit – përmes sistemit të saj elektronik në faqen e internetit, shoqëria lejon anëtarit të fondit pensional të përditësojë të dhënat e tija personale: emrin, mbiemrin, adresën e vendbanimit, vendbanimin, kodin postar, vendin e korrespondencës, kodin postar për korrespondencën, adresën e korrespondencës, telefonin dhe e-mailin.

Në këtë mënyrë, kompania ofron identifikimin elektronik dhe verifikimin e autorizimit të personit që dëshiron të përditësojë të dhënat.

Përditësim nëpërmjet të kontaktit telefonik me shoqëritë pensionale – anëtar i fondit pensional mund të përditësojë dhe/ose korrigjojë të dhënat në lidhje me adresën e banimit ose adresën e korrespondencës duke telefonuar në numrat e telefonit të kontaktit të shoqërive pensionale.

Kompania identifikon anëtarin dhe siguron regjistrim të bisedës.