Sigurimi i detyrueshëm pensional dhe invalidor i bazuar në solidaritetin e gjeneratave (Fondi PIOSM) dhe paraqet sigurim të organizuar sipas parimit të financimit korrent (pay-as-you-go), që do të thotë se të siguruarit aktual (të punësuarit) paguajnë kontribute nga të cilat një pension iu paguhet pensionistëve aktualë.
Sigurimi i detyrueshëm pensional me financim kapital (fondet e pensionit të detyrueshëm) paraqet sigurim të bazuar në kapitalizimin e mjeteve, në parimin e kontributeve të përcaktuara
Sigurimi vullnetar pensional me financim kapital (fondet pensionale vullnetare) është sigurim i bazuar në kapitalizimin e mjeteve, në parimin e kontributeve të përcaktuara, por në baza vullnetare.