Cilave kompani u nevojiten skemat pensionale?
Në tregun dinamik të punës sot, kur ruajtja e kuadrit cilësor është një sfidë gjithnjë e më e theksuar, kompanitë po investojnë gjithnjë e më shumë në përfitime që krijojnë vlerë afatgjate. Në këto kushte, skemat profesionale pensionale shfaqen si mjete të fuqishme për ndërtimin e një ekipi të qëndrueshëm dhe besnik, si dhe mënyrë për kompaninë të tregojë se me të vërtetë kujdeset për të ardhmen e punonjësve të saj.
Pse gjithnjë e më shumë kompani po zbatojnë skema pensionale?
Përfitimet afatshkurtra si bonuset, kuponat dhe lehtësitë e ngjashme ndikojnë në motivimin dhe besnikërinë e punonjësve, por nuk i përgjigjen një nevoje shumë më të thellë: sigurisë financiare pas pensionimit.
Pikërisht këtu skemat profesionale pensionale sjellin vlerën më të madhe. Kur punëdhënësi paguan fonde në llogarinë profesionale pensionale të punonjësit, ai në fakt krijon:
- kursim personal për punonjësit,
- mbrojtje financiare afatgjatë,
- vlerë që rritet me kalimin e viteve,
- përfitim real dhe të matshëm që punonjësit e ndiejnë,
- një lidhje më të fortë ndërmjet kompanisë dhe ekipit.
Këto përparësi tregojnë kujdes të serioz dhe domethënës për njerëzit që qëndrojnë prapa secilit vend pune.
Cilave kompani u shërbejnë më së shumti skemat profesionale pensionale?
Edhe pse fillimisht përdoroheshin kryesisht nga kompanitë e mëdha, sot është e qartë se skemat pensionale janë të dobishme për të gjitha kompanitë që mendojnë në mënyrë afatgjatë.
Kompani me nivel të lartë fluktuimi
Në industrinë ku njerëzit shpesh ndryshojnë vend pune, skema pensionale është një motiv për të qëndruar aty ku ata ndiejnë se kanë të ardhme.
Kompani që investojnë në zhvillimin e kuadrit
Nëse investoni në trajnime, zhvillim dhe rritje karriere, është logjike të dëshironi që këta njerëz të qëndrojnë me ju. Skema pensionale krijon një lidhje shtesë që përmbush interesat e përbashkëta.
Kompani me rritje të shpejtë
Në organizatat që rriten me ritëm të lartë, qëndrueshmëria e ekipit është kyçe. Skemat pensionale janë pjesë e një sistemi që e mbështet këtë rritje.
Kompani që ndërtojnë kulturë të fortë korporative
Pensioni është temë personale dhe e ndjeshme për këdo. Kur kompania investon në këtë sferë, kjo flet shumë për vlerat e saj dhe perceptimin se punonjësit besnikë janë pjesë e historisë së saj afatgjatë.
Përparësia e re strategjike e skemave pensionale – ESG
Gjithnjë e më shumë kompani, sidomos ato që punojnë me partnerë të huaj ose ndjekin trendet moderne, po orientohen drejt parimeve ESG (Mjedisi, Social, Qeverisja).
Skemat profesionale pensionale janë kontribut i drejtpërdrejtë në profilin ESG të kompanisë në dy drejtime:
- Në pjesën “S” – Social: ato tregojnë kujdes sistematik për mirëqenien, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e njerëzve.
- Në pjesën “G” – Governance: skemat përfaqësojnë një politikë transparente, të rregulluar dhe afatgjatë për përfitimet, të zbatuar në bashkëpunim me shoqëri të licencuara pensionale dhe nën mbikëqyrjen e institucioneve shtetërore.
Me këtë, ato bëhen shembull real dhe i dokumentuar i përgjegjësisë shoqërore.
Investim që ia vlen
Skemat pensionale nuk janë shpenzim afatshkurtër. Përkundrazi, ato krijojnë:
- një ekip më të motivuar dhe të përkushtuar,
- ndjenjë më të lartë përkatësie,
- besim më të fortë ndërmjet menaxhmentit dhe punonjësve,
- pozicion më të mirë në tregun e punës,
- kulturë organizative të qëndrueshme dhe të parashikueshme.
Nga perspektiva e punonjësve, kjo është një nga përfitimet më të vlefshme që kompania mund të ofrojë. Nga perspektiva e kompanisë, ky është një investim që kthehet në formën e uljes së largimit të kuadrit dhe forcimit të kulturës korporative.
Skemat profesionale pensionale janë një nga mënyrat më të qarta për të treguar se mendoni për njerëzit me të cilët ndërtoni të ardhmen e organizatës suaj. Kur investoni në sigurinë e punonjësve tuaj, investoni drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë tuaj.
Ekipet profesionale të Shoqërive Pensionale – KB Shoqëria e Parë Pensionale Sh.A. Shkup, Sava Shoqëria Pensionale Sh.A. Shkup dhe Triglav Shoqëria Pensionale Sh.A. Shkup – iu qëndrojnë në dispozicion të gjitha kompanive për të gjetur zgjidhjen që i përshtatet më së miri nevojave të tyre.
Mbikëqyrës i sigurimit pensional me financim kapital është Agjensioni për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) www.mapas.mk tel. 02/32 24 229