-
Cili është dallimi në mes shtyllës së parë, të dytë, dhe të tretë të sigurimit pensional?
Sistemi pensional në Republikën e Maqedonisë së Veriut përbëhet nga sigurimi pensional dhe invalidor i bazuar në solidaritet gjeneral dhe sigurim kapital pensional të financuar, i cili u mundëson qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut sigurimin material dhe social.
Struktura e sistemit të pensioneve me shumë shtresa bazohet në tre lloje (shtylla) sigurimesh:
- Sigurimi i detyrueshëm pensional dhe invalidor bazuar në solidaritetin e gjeneratave (shtylla e parë),
- Sigurimi i detyrueshëm pensional kapital (shtylla e dytë),
- Sigurimi pensional vullnetar me financim kapital (shtylla e tretë).
Sigurimi i detyrueshëm pensional dhe invalidor i bazuar në solidaritetin e gjeneratave (shtylla e parë) është sigurimi i organizuar sipas parimit të financimit të vazhdueshëm (pay-as-you-go), që do të thotë se personat aktualë të siguruar paguajnë për pensionistët aktualë. Kjo shtyllë funksionon mbi parimin e pensioneve të definuara, pra jep pensione sipas një formule të paracaktuar që varet nga shuma e pagave dhe viteve të shërbimit pensional të të siguruarit.
Nëpërmjet të kësaj shtylle sigurohet realizimi i të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor në rast të pleqërisë, invaliditetit dhe vdekjes, që do të thotë se paguhet një pjesë e pensionit të pleqërisë, pastaj pensioni i invaliditetit, pensioni familjar, si dhe shuma më e ulët e pensionit.
Sigurimi i detyrueshëm pensional me financim kapital (shtylla e dytë) është sigurimi i bazuar në kapitalizimin e mjeteve, në parimin e kontributeve të përcaktuara, ku ekziston një marrëdhënie dhe varësi e ngushtë ndërmjet sasisë së fondeve të investuara – kontributeve dhe përfitimeve të ardhshme pensionale të fituara nga çdo person në bazë të ligjet e tregut.
Në fakt, ky lloj sigurimi bazohet në parimin e mbledhjes së mjeteve duke paguar kontribute në llogari individuale, fondet e të cilave investohen më tej dhe fitimi i reduktuar nga kostot operative të sistemit shtohet (akumulohet) në fondet e llogarive individuale.
Sigurimi pensional me financim kapital vullnetar (shtylla e tretë) është gjithashtu sigurim i bazuar në kapitalizimin e mjeteve, në parimin e kontributeve të përcaktuara, por në baza vullnetare. Është e rëndësishme për këtë sigurim që ai të mund të përfshijë të gjithë personat që duan të ofrojnë një vëllim më të lartë sigurie materiale krahas sigurimit të detyrueshëm, si dhe të gjithë personat që nuk mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm (në shtyllën e parë dhe të dytë). Gjithashtu, shtylla e tretë parashikon ngritjen dhe financimin e skemave të pensioneve profesionale.
-
Si ta zgjedh fondin që do të kujdeset për pensionin tim?
Anëtarë të fondit të pensionit të detyrueshëm bëhen qytetarët që punësohen për herë të parë pas datës 1 janar 2019 dhe në datën e punësimit janë nën 40 vjeç. Punëdhënësi paguan kontribute në vlerë prej 18.8% të pagës bruto, nga të cilat 12.8% mbeten në shtyllën e parë dhe 6% e tyre kalojnë në llogari të pensionit në fondin e pensionit të detyrueshëm (shtylla e dytë).
Menjëherë pas punësimit, Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut (PIOSM) shpërndan në mënyrë të rastësishme anëtarët në një nga tre fondet pensionale të detyrueshme të udhëhequra nga kompanitë pensionale.
Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve pensionale me financim kapital (MAPAS) obligohet që me shkrim t’i informojë qytetarët se në afat prej 90 ditësh nga data e punësimit kanë të drejtë të zgjedhin se në cilin fond pensional dëshirojnë të anëtarësohen.Gjatë kësaj periudhe qytetarët kanë mundësia për t’u anëtarësuar në një fond pensional të caktuar duke lidhur marrëveshje anëtarësimi me një agjent nga shoqëria pensionale e zgjedhur.
Qytetarët të cilët nuk do të zgjedhin fond pensional të detyrueshëm brenda afatit të caktuar prej 90 ditësh, pas skadimit të atij afati mbeten anëtarë të fondit pensional në të cilin më parë janë ndarë sipas zgjedhjes së rastësishme.
Qytetarët të cilët do të shpërndahen në mënyrë të përhershme në një fond të caktuar pensional të detyrueshëm do të marrin njoftim me shkrim nga kompania që menaxhon atë fond, me të dhëna për të drejtat dhe detyrimet e tyre nga anëtarësia.
-
A zgjedh unë pjesë e cilit fond do te jem, dhe si?
Anëtari i një fondi të caktuar pensional të detyrueshëm është i lirë të transferojë dhe të anëtarësohet në një fond tjetër pensional të detyrueshëm. Për të bërë këtë ndryshim, duhet të nënshkruhet një marrëveshje transferimi me kompaninë që menaxhon atë fond dhe duhet të nënshkruhet një deklaratë pëlqimi për transferimin.
Kompensimi për transferimin nga një fond pensional në tjetrin paguhet kur anëtari është pjesë e fondit ekzistues të pensionit të detyrueshëm për një periudhë më të shkurtër ose të barabartë me 2 vjet (720 ditë). Nëse periudha e anëtarësimit është më e gjatë se 720 ditë, transferimi është falas.
-
Në cilat raste bëhen përjashtime?
Në shtyllën e dytë të pensionit nuk përfshihen personat e siguruar, kohëzgjatja e shërbimit të sigurimit të të cilëve konsiderohet me kohëzgjatje të shtuar dhe personat e siguruar nga Kreu VII – Përvetësimi dhe realizimi i të drejtave të kategorive të caktuara të personave të siguruar në kushte të veçanta, nëse kanë përvojë të plotësuar të sigurimit me kohëzgjatje të shtuar që lejon uljen e kufirit të moshës për ushtrimin e të drejtës së pensionit të pleqërisë për të paktën një vit.
Personat e siguruar të cilët gjatë sigurimit do të fitojnë statusin e të siguruarit si bujk individual, personat fizikë që janë të regjistruar si kryerës të veprimtarisë së pavarur për tregti me pakicë në tezga dhe tregje ose gjatë sigurimit përcaktohet përvojë me kohëzgjatje të shtuar, pushojnë së qeni anëtarë të shtyllës së dytë pensionale.
Personat e siguruar që janë në marrëdhënie pune ose personat e vetëpunësuar që janë me kohë të plotë pune dhe të liruar nga pagesa e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore në përputhje me Ligjin për Punësimin dhe Sigurimin e Papunësisë nuk janë anëtarë të detyrueshëm të shtyllës së dytë pensionale për periudhën për të cilën përjashtohen nga pagesa e kontributeve.
-
Si të anëtarësohem?
Anëtarësimin në fond të caktuar pensional mund ta bësh në mënyrat e mëposhtme:
Duke vizituar pikat e shitjes së shoqërisë pensionale Sava Sh.A. Shkup, KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup dhe Shoqëria pensionale Trigllav SHA Shkup ose duke caktuar takim me agjentin e kompanisë së përzgjedhur në numrat e telefonit në vijim:
Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup: 02/15500
KB shoqëria e parë pensionale AD Shkup: 02/32 43 777
Shoqëria pensionale Trigllav SHA Shkup: 02/5102 190
-
Ku investohen mjetet e shtyllës së dytë pensionale?
Shtylla e dytë pensionake investon në kompanitë më të suksesshme në botë. Në tregun vendas të kapitalit, kompanitë e pensioneve janë një nga investitorët më të mëdhenj, me çka fondet fitojnë një pjesë të konsiderueshme në strukturën e pronësisë së blue-chip kompanive maqedonase që realizojnë fitime, investojnë në mjetet e tyre për të rritur shitjet në të ardhmen dhe për të shpërndarë një pjesë të fitimit të saj në formën e dividentit.
Në tregjet e huaja, fondet pensionale investohen në aksione dhe obligacione të kompanive fitimprurëse që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe OECD, me vlerësime të larta krediti dhe kapitalizim tregu.
-
Pse çdo vit fitoj “zarfin e gjelbër”?
Shoqëritë pensionale janë të detyruara një herë në vit, jo më vonë se data 31 mars i vitit aktual, t’u dorëzojnë anëtarëve të fondeve pensionale “zarfin e gjelbër”, përkatësisht raportin për kursimet pensionale në adresën e tyre për vitin e kaluar.
Anëtarët e fondeve pensionale mund të zgjedhin që ta marrin zarfin e gjelbër në adresën elektronike të cilën e kanë dorëzuar në fondin e tyre pensional. Vizitoni një nga pikat e shitjes së shoqërive pensionale: Shoqëria pensionale Sava AD Shkup, KB shoqëria e parë pensionale AD Shkup dhe Shoqëria pensionale Trigllav SHA Shkup dhe plotësoni formularin për të marrë raportin vjetor përmes e-mailit.
-
Çka saktë paraqet raporti për kursimin pensional?
Raporti i kursimit pensional (Zarfi i gjelbër) është një pasqyrë e gjendjes së llogarisë tuaj individuale në fondin e pensionit përmes njësive kontabiliste. Për shembull:
Nëse keni një pagesë prej 1.000 denarë si kontribut, pas llogaritjes së provizionit së hyrjes nga Shoqëria juaj (aktualisht provizioni i hyrjes është 2%) do të merrni pagesë neto prej 980 denarë. Pagesa neto konvertohet në njësi kontabiliteti në datën e pagesës.
Nëse vlera e njësisë së kontabilitetit në datën e pagesës është 100 MKD, do të thotë se keni 9,80 njësi kontabiliteti. Çdo person i siguruar gjatë periudhës punuese mbledh njësi kontabiteti që përdoren për llogaritjen e gjendjes së llogarisë së pensionit dhe nga vlera e të cilave do të varet shuma e pensionit.
Pas një kohe, nëse njësia e kontabilitetit rritet në 110 MKD, gjendja e llogarisë tuaj do të jetë 1,087 MKD (9,80 * 110 = 1,087 MKD).
-
Si ta bëj përditësimin e të dhënave personale?
Me qëllim të marrjes së rregullt dhe në kohë të zarfit të gjelbër me raportin e kursimeve tuaja pensionale, është me rëndësi të veçantë që të përditësoni të dhënat tuaja personale në kohën e duhur.
Përditësimin e të dhënave mund ta bëni në mënyrat e mëposhtme:
►Përditësim elektronik përmes faqes së internetit të kompanisë tuaj me qasje në llogarinë tuaj personale. Hyni në ueb faqen e shoqërisë tuaj pensionale me llogarinë tuaj personale, emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin që ju janë dorëzuar në raportin vjetor dhe shkruani ndryshimet e të dhënave. Për më shumë informacion në: Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup, KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup dhe Shoqëria pensionale Trigllav SHA Shkup.
►Përditësimi i të dhënave me shkrim – duhet të vizitoni pikën e shitjes së kompanisë tuaj pensionale dhe të plotësoni një kërkesë për korrigjimin e të dhënave personale në prani të një personi të autorizuar të Shoqërisë.
►Përditësimi i të dhënave duke dorëzuar aplikacion të plotësuar nëpërmjet të postës. Aplikacionin e plotësuar duhet ta dërgoni në shoqërinë tuaj pensionale dhe më pas Shoqëria do t’ju kontaktojë me telefon për të vërtetuar identitetin tuaj, kur biseda telefonike do të inçizohet.
►Përditësimi I të dhënave me anë të telefonatës në kompaninë tuaj pensionale.
Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup: 02/15500
KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup: 02 /32 43 777
Shoqëria pensionale Trigllav SHA Shkup: 02/ 5102 190
-
Kur mund t’i shfrytëzoj mjetet e fondit pensional të detyrueshëm dhe vullnetar?
Kur një anëtar i fondit pensional të detyrueshëm fiton të drejtën e pensionit të pleqërisë sipas Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, do të përdoret tërë shuma e mjeteve të akumuluara në llogarinë e tij, me të drejtën e zgjedhjes personale të anëtarit, për zgjedhjen e modaliteteve të mëposhtme të pensionit: a) tërheqjet e programuara të ofruara nga shoqëria e pensioneve; b) tërheqjet e përkohshme të planifikuara në kombinim me një anuitet të shtyrë jetësor; c) anuiteti i menjëhershëm i përjetshëm që duhet paguar nga shoqëritë e sigurimit jetësor (pagesa e anuitetit do të aplikohet pas lëshimit të licencës së parë për punë sigurimi në klasën e anuitetit dhe pagesës së anuiteteve për shfrytëzuesit e pensionit).
E drejta e pagesës së kompenzimit pensional nga shtylla e tretë mundësohet më herët dhjetë vjet para moshës e fitimit të së drejtës për pension pleqërie, që në përgjithësi nënkupton moshën 52 vjeçare për gruan, gjegjësisht 54 vjet për burrin. .
Mjetet në llogari individuale/profesionale sipas zgjedhjes individuale, mund të paguhen në formën e:
- tërheqjeve të programuara,
- anuiteteve,
- pagesë njëherëshe,
- Pagesa të shumëfsihta
- kombinim i llojeve të sipërpërmendura të pagesave.
Kompenzimet pensionale i nënshtrohen tatimit mbi të ardhurat personale në përputhje me Ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale.