Mbrapa

U mboll “Parku i dytë pensional” në shkollën e mesme “Sh. Kirili dhe Metodi” në Ohër

Pas aksionit për mbjelljen e drunjve në shkollën e mesme “8 Shtatori”, tre shoqëritë pensionale mbollën sot “Parkun e dytë pensional” të dytë në gjimnazin ““Sh. Kirili dhe Metodi” në Ohër, në kuadër të fushatës së re “Mbill një dëshirë për një të ardhme më të mirë”.

Aksioni filloi me fjalim të drejtoreshës së shkollës “Sh. Kirili dhe Metodi”, Careva Cvetanoska.

“Fillimisht më lejoni t’ju faleminderoj për praninë dhe pjesëmarrjen tuaj në këtë eveniment. Jemi krenarë që shkolla jonë është zgjedhur të jetë pjesë e një evenimenti të tillë me karakter ekologjik.

Sot shkolla jonë është pjesë e aktiviteteve që kanë të bëjnë me iniciativën edukative dhe ekologjike të tre shoqërive pensionale – Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup, KB shoqëria e parë pensionale dhe Shoqëria pensionale Trigllav.

Evenimentet e këtilla janë një shembull i shkëlqyer për gjeneratat e reja në drejtim të rritjes së vetëdijes ekologjike dhe zhvillimit të ndjenjës për mjedisin tonë. Me aksionet e këtilla, të rinjve u jepet një shembull se si duhet të ushqehet dhe të ruhet natyra, sepse një mjedis i shëndetshëm është vendimtar për shëndetin e njeriut.

Shpresojmë që në të ardhmen projekte e këtilla do të vazhdojnë dhe do të kthehen në traditë, me të cilat të gjithë do të kontribojmë për një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pastër. Të lëmë një shembull të mirë për të rinjtë sesi në të ardhmen duhet të kujdesen për natyrën dhe si të lënë gjurmën e tyre në përmirësimin e kushteve klimatike.

Ndryshimet klimatike është një paralajmërim dhe një thirrje që njeriu duhet të ndërmarrë veprime për të parandaluar shkatërrimin e natyrës. Faktori njerëzor është më përgjegjës si për shkatërrimin e natyrës ashtu edhe për restaurimin e saj. “Të veprosh lokalisht, të mendosh globalisht”, tha Cvetanoska.

Pastaj nxënësve iu drejtua Tihomir Petreski – Kryetar i Bordit të Shoqërisë pensionale Trigllav.

“Dua të faleminderoj drejtorin dhe të gjithë ju nga shkolla” Sh. Kirili dhe Metodi “për pritjen e ngrohtë, por edhe për faktin që na dhatë mundësinë të promovojmë së bashku fushatën tonë” Mbill një dëshirë për një të ardhme më të mirë.

Kur menduam me kolegët tanë nga të tre shoqëritë pensionale se si fushata jonë do të arrinte më së miri tek të gjitha gjeneratat e cenuara, donim të gjenim një mesazh simbolik në rritjen e vetëdijes ekologjike, dmth në promovimin e një mjedisi të shëndetshëm. Çdo dru i mbjellë, përveç rritjes së vetëdijes ekologjike, nënkupton edhe kushte më të mira jetese për të gjithë ne.

Në këtë mënyrë kemi ndërlidhur në mënyrë simbolike sistemin e ngritjes së vetëdijes të shoqërive pensionale, me çka duam të inkurajojmë të rinjtë, veçanërisht juve, që të përpiqen të mësojnë sa më shumë se si duket një sistem pensional, prej çka përbëhet dhe të edukoheni financiarisht për të qenë pjesë e tij kur të vijë koha.

Të gjithë ne jemi pensionistë të ardhshëm dhe ashtu si çdo fidan i vogël mund të përpunojë një sasi të caktuar të dioksidit të karbonit dhe të gjenerojë ajër të pastër në të ardhmen, ashtu edhe ju do të dinit se çfarë ju pret nesër, duhet të dini se si të siguroni stabilitet social për jetën tuaj në të ardhmen. “- tha Petreski.

Në aksion morën pjesë disa nga të punësuarit ne shoqëritë pensionale, të cilët së bashku me nxënësit pastruan oborrin e shkollës, përgatitën tokën për mbjellje dhe krijuan një park të ri pensional të përbërë nga 15 fidanë gjetherënës me pjekuri mesatare të lisit amerikan, panje dhe disa lloje tjera.  Mirëmbajtjen dhe kujdesin e mëtejshëm të parkut do ta marrin përsipër nxënësit dhe personat përgjegjës nga shkolla.

“Qëllimi ynë është përfshirja dhe motivimi aktiv i të rinjve për të marrë pjesë në kujdesin ndaj mjedisit, duke gjelbëruar dhe krijuar “Parqe Pensionale” në oborret e katër shkollave të mesme, si simbole të rolit aktiv që ata kanë në planifikimin e jetës dhe të ardhmes së tyre. .

Pikërisht për këtë shkak, këtë vit fokusuam fushatën tonë edukative dhe informuese në aktivizimin e ndryshimeve për qëllime ekologjike dhe sociale, me qëllim vendosjen e standardeve të reja për një mjedis jetese më të mirë dhe me kualitet më të lartë.

Nëpërmjet fushatës “Mblli një dëshirë, për një të ardhme më të mirë”, me mbështetjen e Agjensionit për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS), deri në fund të dhjetorit do të krijojmë parqe pensionale në shkollat e mesme “Koço Racin” në. Sveti Nikollë dhe “D-Pançe Karagjozov “në Shkup” – deklaruan përfaqësuesit e Shoqërisë pensionale Sava SHA Shkup, KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup dhe Shoqërisë pensionale Trigllav SHA Shkup.

Të gjitha informatat dhe aktivitetet në lidhje me fushatën “Mbill një dëshirë, për një të ardhme më të mirë!” janë të disponueshme në ueb faqen www.penzija.mk