Mbrapa

Dëshirat e para për një të ardhme më të mirë u mbollën në SHMQSH “8 Shtatori” – Shkup

Më datë 18.11.2021 në oborrin e shkollës së mesme “8 Shtatori” tre shoqëritë pensionale Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup, KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup dhe Shoqëria pensionale Trigllav SHA Shkup mbolli “Parkun e parë Pensional”. Projekt i cili është pjesë e fushatës “Mbill një dëshirë, për një të ardhme më të mirë”.

“Thonë, nëse mendoni afatgjatë atëherë mbillni një dru në, ndërsa nëse mendoni përtej, atëherë edukoni rininë.” – kjo ishte njëra prej delkaratave udhëheqëse te fushatës së re edukative dhe informuese, me të cilat shoqëritë pesnionale shpjeguan motivin e gjetjes së metodave kreative për rritjen e vetëdijes tek të rinjtë për arritjen e sigurisë materiale.

Këtë ide ata e prezantuan në praktikë në SHMQSH “8 Shtatori” në Shkup. Një pjesë e të punësuarve në shoqëritë pensionale “përveshën mëngët” dhe u treguan nxënësve se çdo vepër e sotshme mund të jetë një investim në procesin e ndërtimit të një ardhmërie më të mirë në planin afatgjatë.

Ata filluan me pastrimin e oborrit të shkollës dhe përgatitjen e tokës, pas së cilës mbollën 15 fidanë gjetherënës me pjekuri mesatare, për të cilët nxënësit jenë përgjegjës për kujdesin e mëtutjeshëm.

“Në një periudhë të zgjimit të vetëdijes globale për pasojat e ndotjes së mjedisit jetësor, është veçanërisht e rëndësishme që të gjithë ta mbështesim këtë iniciativë në mënyra të ndryshme. Ne, si shoqëri pensionale me mbi gjysmë milion qytetarë, kemi njohur momentin dhe kemi pranuar pa rezerva konceptin e kësaj fushate “Mbill një dëshirë” e cila do të rezultojë në krijimin e parqeve pensionale në disa shkolla në të gjithë vendin, me idenë për tu kthyer në një aktivitet tradicional.

Sot fillojmë nga një shkollë e vendosur në një lagje të Shkupit e cila shpesh figuron në listën e lagjeve me ajrin më të ndotur dhe duhet të gjejmë mënyra për të mbrojtur fëmijët të cilët qëndrojnë çdo ditë në këtë shkollë. Në këtë mënyrë, nga njëra anë, do të kontribojmë në rritjen e vetëdisimit ekologjik të të rinjve, njëkohësisht do t’i edukojmë ata për të drejtat dhe detyrimet e tyre në të ardhmen për anëtarësim në fondet pensionale dhe do të kontribojmë për ajër më të pastër dhe të ardhme më të mirë.”- tha Dr.Petar Taleski – Anëtar i Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë pensionale Sava SHA Shkup.

“Më paraqet kënaqësi dhe nder që shkolla jonë është një nga katër të përzgjedhurat në projektin “Mbill një dëshirë, për një të ardhme më të mirë”, për të cilën dëshiroj të faleminderoj veçanërisht shoqëritë. Këtë po e bëjnë në vendin e duhur, sepse në tre vitet e fundit ne, mësuesit dhe nxënësit, kemi bërë përpjekje të mëdha që oborri të duket si ai që shihni sot. Por nuk do të ndalemi këtu, do të vazhdojmë të investojmë, këtë herë duke mbjellë drunj që janë simbol i jetës, i së ardhmes.

Ky është edhe mesazhi që shoqëritë pensionale duan t’u dërgojnë gjeneratave të reja, se çdo investim një ditë do t’u kthehet, ashtu si për ne më të moshuarit investimet e kaluara do të japin siguri për një jetë më të mirë, të cilën pikërisht këto kompani na japin përmes punës së tyre.”- tha drejtori i SHMQSH “8 Shtatori”, Kenan Asani.

Me këto mesazhe, shoqëritë pensionale dhe drejtori i shkollës përshëndetën nxënësit dhe ua dorëzuan përgjegjësinë për parkun e pensioneve.

Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup, KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup dheShoqëria pensionale Trigllav SHA Shkup tanimë e 6 vite organizon fushata edukative dhe informuese për përfitimet e anëtarësimit në fondin pensional të detyrueshëm dhe vullnetar, të cilat i drejtohen mbarë popullatës.

Këtë vit, me fushatën “Mbill një dëshirë, për një të ardhme më të mirë”, ata shkojnë një hap më tej duke përfshirë një varg aktivitetesh edukative dhe me përgjegjësi shoqërore.

Përmes fushatës “Mbill një dëshirë, për një të ardhme më të mirë” shoqëritë pensionale, me mbështetjen e  Agjensionit për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS), përveç oborrit të SUGS “8 Shtatori” – Shkup, do të krijojnë parqe pensionale edhe në tri shkolla të mesme: SHMK “Shën Kirili dhe Metodi” – Ohër, SHMK “Koço Racin” – Sveti Nikole dhe SHMMQSH “Dr. Pançe Karagjozov” – Shkup.