Në Sveti Nikole u mboll Parku i tretë pensional
Sot, shkolla e mesme “Koço Racin” në Sveti Nikole ishte nikoqire e përfaqësuesve e tri shoqërive pensionale Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup, KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup dhe Shoqëria pensionale Trigllav SHA Shkup, të cilat në kuadër të fushatës “Mbi një dëshirë, për një të ardhme më të mirë” hapën “Parkun e tretë Pensional”.
Drejtoresha e shkollës, Zaklina Millosheva hapi manifestimin me faleminderim që “Koço Racin” është pjesë e shkollave të përfshira në këtë fushatë:
“Të nderuar, na paraqet nder dhe kënaqësi që shkolla jonë është një nga katër të përzgjedhurat në projektin “Mbill një dëshirë, për një të ardhme më të mirë”. Kjo është një eveniment me karakter ekologjiko-arsimor dhe për ne është një sfidë e madhe përfshirja në një projekt të tillë.
Dëshiroj të shpreh faleminderimin tim për tre shoqëritë pensionale sepse ngjarje të tilla janë një shembull i shkëlqyer për gjeneratat e reja në drejtim të rritjes së vetëdijes ekologjike dhe zhvillimit të ndjenjës së mjedisit të pastër dhe të shëndetshëm. Veprime të tilla u japin të rinjve një shembull se si duhet të kujdesemi për natyrën sepse një mjedis i shëndetshëm është vendimtar për shëndetin e njeriut.
“Shpresojmë që në të ardhmen projekte të tilla të bëhen traditë dhe në të njëjtën kohë të mundësohet përmirësimi dhe restaurimi i mjedisit jetësor.
Pas saj, nxënësve iu drejtua Predrag Milloshevski, Drejtori i Dytë Gjeneral dhe anëtar i Bordit të KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup.
“Qëllimi primar i shoqërive pensionale është sigurimi i së ardhmes së anëtarëve të tyre përmes pagesës së pensioneve të qëndrueshme dhe të sigurta. Por e ardhmja nuk përbëhet vetëm prej sigurimit material, por edhe prej mjedis ku do të jetojmë. Qëllimi i kësaj fushate është që të vetëdisohen qytetarët për sistemin pensional dhe në të njëjtën kohë të dërgohet pikërisht ky mesazh për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit jetësor”, deklaroi Milloshevski në fjalimin e tij.
Me vendosjen e shenjës (tabelës) tashmë të njohur “Parku Pensional”, nxënësit nga “Koço Racin” së bashku me disa nga të punësuarit në shoqëritë pensionale shënuan hapjen zyrtare të oborrit të shkollës me një pamje të re në të cilën u mbollën fidane gjetherënëse me pjekuri mesatare si simbol i kujdesit për mjedisin, por edhe për të ardhmen e secilit prej tyre.
Nga shoqëritë pensionale thonë se ajo që nevojitet për të ardhmen është që shtylla e dytë dhe e tretë e pensionit të bëhet më e kuptueshme dhe më e pranueshme për qytetarët, të formohet vetëdija dhe shprehija për kursime afatgjata dhe të përkushtuara tek individët dhe bizneset.
Të gjitha informacionet dhe aktivitetet lidhur me fushatën “Mbill një dëshirë, për një të ardhme më të mirë!” do të jenë të disponueshme në ueb faqen www.penzija.mk.
Mbikëqyrës i sigurimit pensional me financim kapital është Agjensioni për mbikëqyrjen e
finansimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) www.mapas.mk tel. 02/32 24 229