Mbrapa

U mboll edhe parku i katërt pensional – “Reagimet pozitive janë një nxitje për të mos u ndalur këtu”

Pas 6 vitesh organizim të përbashkët të fushatave edukative dhe informuese për përfitimet e anëtarësimit në fondin e detyrueshëm dhe vullnetar pensional, tre shoqëritë pensionale Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup, KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup dhe Shoqëria pensionale Trigllav SHA Shkup për herë të parë këtë vit përfshinë aktivitete me përgjegjësi shoqërore në fushatën e tyre, gjë që shkaktoi reagime pozitive në opinion.

“Po përfundojmë sot fazën e fushatës me përgjegjësi sociale, të kënaqur me reagimet që kemi hasur nga nxënësit në shkollat e përzgjedhura, por edhe nga opinioni i gjerë. “Ne jemi të bindur se ky është një fillim dhe një nxitje e shkëlqyer për ne, si dhe për kompanitë dhe qytetarët e tjerë, që të mos ndalemi këtu sepse këto veprime kanë potencialin të kthehen në një traditë të bukur.”– thanë sot nga kompanitë e pensioneve, gjatë aksionit të katërt dhe të fundit për mbjelljen e drunjve në kuadër të fushatës “Mbi një dëshirë, për një të ardhme më të mirë”.

Pas “8 Shtatorit” – Shkup, “Shën Kirili dhe Metodi” – Ohër dhe “Koço Racin” – Sveti Nikolle, sot mbiu Parku i Pensioneve edhe në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Pançe Karagjozov” në Shkup.

Fillimin e aksionit e shënoi zëvendësdrejtoresha e shkollës Katerina Ançeva me një faleminderim për tre kompanitë pensionale.

“Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për ne që pikërisht shkolla jonë ”Dr .Pançe Karagjozov” është një nga katër të përzgjedhurat në projektin “Mbjell një dëshirë për një të ardhme më të mirë”. Një faleminderim i madh deri tek tre shoqërite pensionale për këtë iniciativë. Aktivitete të tilla janë shembull për gjeneratat e reja për zgjimin e ndërgjegjësimit ekologjik, shembull se si duhet ruajtur dhe mirëmbajtur natyra sepse një mjedis i shëndetshëm është me një rëndësi të veçantë për shëndetin e njeriut.

Mesazhin e një evenimenti të tillë, që të gjithë duam t’ua dërgojmë të rinjve, është se çdo investim që bëjmë sot do të na kthehet në të ardhmen. “Shpresojmë që projekte të tilla të bëhen traditë, të cilat do të jenë shembull i mirë dhe parqe të tilla do të shërbejnë si frymëzim për aktivitete të tilla në të ardhmen”, tha Ançeva.

Me këtë rast, përfaqësuesit e kompanive pensionale iu drejtuan nxënësve me mesazhin e tyre.

“Sot jemi këtu, të tre shoqëriitë pensionale, për të mbjellë parkun e katërt të parashikuar në këtë aksion me përgjegjësi shoqërore, i cili përveç synimit të dukshëm për krijimin e parqeve që do të na japin më shumë oksigjen dhe drunj të cilave do t’i admirohen dhe do t’i kënaqen hijeve të tyre gjeneratat e ardhëshme të nxënësve, synon të afrojë fuqinë e investimit afatgjatë. Një nga investitorët më të famshëm afatgjatë dhe të durueshëm, z. Waren Buffet, ka thënë: “Dikush sot gëzon hijen sepse dikush mbolli një dru këtu shumë kohë më parë.”

Kjo analogji nuk është e rastësishme. Mjafton të marrësh një vendim për të filluar kursimin që sot, për të korrur frytet pas 20, 30 apo 40 vjetësh. Sa më shpejt aq më mirë. Sa më herët, aq më e gjatë është periudha për mbjelljen e kursimeve tuaja. Kursimet tuaja do të rriten dhe mbillen në mënyrë të ngjashme me rritjen e këtyre drunjve. Në vend të lëndëve ushqyese nga ajri, toka dhe uji, kursimet tuaja do të rriten nga njohuritë dhe ekspertiza e profesionistëve investues nga shoqëria juaj pensionale.”- deklaroi Kosta Ivanovski, CFA – Anëtar i Bordit të Shoqërisë pensionale Sava SHA Shkup.

Pas tij, u drejtua Stella Bojaxhiev – Udhëheqëse e Departamentit të Marketingut dhe Shitjes në KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup.

“Kur isha në moshën tuaj, e vetmja gjë që më preokuponte ishin notat dhe shoqërimi me bashkëmoshatarët.

Supozoj se nuk ka asnjë ndryshim këtu dhe kjo është brenga juaj e vetme tani. Ndryshe nga dikur, kur pensionet ishin temë diskutimi për gjyshërit tanë, sot të gjithë kemi mundësinë të informohemi dhe të edukojmë për pensionin apo të ardhmen tonë financiare përmes veglave të ndryshme.

Sot, ju si nxënës, si pjesë e sistemit arsimor keni mundësinë të njoftoheni me të ardhmen tuaj. Qëllimi ynë i përbashkët me këtë lloj aktiviteti është të rrisim vetëdijen tuaj dhe t’ju edukojmë për të drejtat tuaja si anëtarë të ardhshëm të sistemit të sigurimit pensional me tre shtylla. “Sot jemi duke mbjellur së bashku dhe duam që ato të rriten dhe të bëhen sinonim i stabilitetit financiar që ju dhe të gjithë ne do të gëzojmë në të ardhmen.” – theksoi ajo.

Gjatë aksionit ku u mbollën 15 fidanë gjetherënës nga punonjësit e shoqërive pensionale me ndihmën e nxënësve, një nga “dëshirat e mbjellura” ishte që në periudhën e cila vijon të përfshihen sa më shumë shkolla në të cilat do të ngjallet kujdesi ndaj mjedisit jetësor ndaj ardhmërisë të gjeneratave të reja. Kjo është pikërisht simbolika e këtyre Parqeve Pensionale – për të vënë në dukje rolin aktiv që të rinjtë kanë në planifikimin e jetës dhe të ardhmes së tyre.

“Përveç fushatave të rregullta për rritjen e vetëdijes për segmentin tonë të biznesit, këtë vit kemi dashur të bëjmë diçka ndryshe. Sigurimi i një ardhmërie më të mirë dhe një jete më të mirë është themeli që na bashkon si shoqëri pensionale.

Nëpërmjet të mbjelljes së drurit si simbol për një të ardhme më të mirë, ne duam ta afrojmë punën tonë me opinionin e gjerë, por edhe të kontribojmë në rritjen e vetëdijes ekologjike. Dëshirat tona mund të jenë të ndryshme, por të gjitha kanë të përbashkët shpresën për një të ardhme më të mirë.

Me anë të zbukurimit të oborreve shkollore, t’i motivojmë të rinjtë që të marrin pjesë aktive në zbukurimin e jetës së tyre. Kur shikojnë fidanët e rinj nga bankat e shkollës të dinë se kanë bërë diçka për veten e tyre por edhe diçka që do të lërë gjurmë dhe do të ketë vlerë për gjeneratat e ardhshme.

Të gjitha informatat dhe aktivitetet në lidhje me fushatën “Mbill një dëshirë, për një të ardhme më të mirë!” janë të disponueshme në ueb faqen www.penzija.mk

Mbikëqyrës i sigurimit pensional me financim kapital është Agjensioni për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) www.mapas.mk tel. 02/32 24 229