Mbrapa

Karakteristikat kryesore të sistemit pensional në RMV

Sistemi i pensioneve në RMV përbëhet nga tre shtylla, edhe atë:

Shtylla e parë – sistemi për financimin rrjedhës, sigurimi për solidaritetin themelor të gjeneratave;

Shtylla e dytë – sigurimi i detyrueshëm pensional me financim kapital;

Shtylla e tretë – sigurimi pensional vullnetar me financim kapital.

Shtylla e parë i referohet fondit të detyrueshëm të pensioneve shtetërore, i cili funksionon sipas parimit të solidaritetit të gjeneratave, bazuar në financimin aktual, që do të thotë se kontributet aktuale të obligacioneve përdoren për financimin e përfitimeve të pensioneve për pensionistët aktualë.

Kjo shtyllë funksionon në bazë të pensioneve të përcaktuara, që do të thotë se shuma e provizioneve për pension llogaritet sipas një formule të përcaktuar më parë. Pensionet e pleqërisë, invaliditetit, familjar dhe minimale paguhen nga shtylla e parë.

Të gjithë të punësuarit aktualë paguajnë kontributet e sigurimit pensional dhe invalidor në shtyllën e parë. Përkatësisht, shtylla e parë financohet në baza rrjedhëse (PAYG), ndërsa kjo do të thotë se kontributet e të siguruarve ekzistues paguajnë pensionet e pensionistëve aktualë.

Shtylla e dytë dhe e tretë janë më të reja në sistem dhe nënkuptojnë krijimin e një sigurimi pensional me financim kapital, në të cilin kontributet e paguara kapitalizohen në emër dhe në llogari të anëtarit.

Këta dy shtylla funksionojnë në parimin e të ashtuquajturve kontribute të definuara, respektivisht tek ata niveli i kontributeve që duhet paguar përcaktohet paraprakisht, ndërsa pensioni përcaktohet në mënyrë plotësuese në varësi të shumës së akumuluar.

Detyrat dhe funksionet e sistemeve pensionale

Sistemet pensionale luajnë një rol të madh në shoqëri, sepse ata sigurojnë mbrojtje për popullsinë dhe stabilitetin ekonomik të vendit. Detyra kryesore e sistemit pensional është të mundësojë pagesën e mjeteve të akumuluara për të punësuarit kur ata plotësojnë kushtet ligjore për marrjen e statusit të pensionistit.

Sistemi pensional është specifik dhe duhet të dizajnohet sipas nevojave të popullsisë, pra duhet të mundësojë përmbushjen e funksioneve të mëposhtme, edhe atë:

· Udhëheqja me fondet pensionale (menaxhimi);

· Mbledhja e kontributeve dhe të dhënave, shpërndarja dhe kontrolli;

· Menaxhimi i aseteve, dmth. zbatimi i politikës së investimeve, përzgjedhjen e investimeve, menaxhimin e portfolios dhe menaxhimin e rrezikut;

· Administrimi, respektivisht mirëmbajtja e bazës së të dhënave rreth anëtarësimit, mbajtja e llogarive individuale, sistemet e IT-së, pagesa e pensioneve, kontabiliteti, burimet njerëzore;

· Ruajtja, autorizimi dhe nivelizimi (rojtarë);

· Ekzekutimi i transaksioneve (brokerët);

· Vlerësimi i mjeteve, respektivisht llogaritja e vlerës së neto mjeteve, llogaritja e vlerës së njësisë kontabiliste, shlyerja dhe lirimi nga njësitë;

· Pajtueshmëria me rregulloret, raportimi dhe publikimi i të dhënave dhe informacioneve, respektivisht raporte për rregullatorin, individët ose institucionet e tjera qeveritare, etj.