Mbrapa

Ndryshimet e vogla në shprehitë e sotme bëjnë një ndryshim të madh në të ardhmen

Ne të gjithë kemi shprehi të vetëdijshme ose të pavetëdijshme, me ndryshimin e të cilave mund të bëjmë një ndryshim të madh për të ardhmen tonë. Nëse i le dritat ndezur në shtëpi, i vendos aparatet të hibernim, e le karikuesin në prizë deri herën tjetër që të karikosh telefonin ose laptopin ose ngroh ujin në ngrohësin e ujit “për çdo rast”, ne kemi disa këshilla për ty.

Si kompani pensionale, synimi ynë kryesor është të ndihmojmë në sigurimin e një të ardhmeje më të sigurt duke ndërtuar kursime pensionale prej sot. Prandaj është e rëndësishme që të vëmë në dukje zgjidhjet e ndryshme për kursimin e mjeteve, por edhe për mbrojtjen e natyrës si një faktor kyç në marrjen e ndërgjegjshme të vendimeve të dobishme dhe të qëndrueshme.

Ja disa këshilla të thjeshta për përdorim më të përgjegjshëm të energjisë elektrike në jetën e përditshme:

  • Fik të gjitha aparatet elektrike që nuk kërkojnë riprogramim pasi të ndizen përsëri. Faza e gatishmërisë (stand by) krijon kosto shtesë të panevojshme për ty.
  • Fik dritat para se të dalish nga dhoma, edhe sasia më e vogël e energjisë elektrike në vit krijon kosto të mëdha.
  • Përdor lavatriçen në temperatura më të ulëta dhe organizo mbushjet për të zvogëluar numrin e cikleve.
  • Mos përdor tharëse kur moti është i nxehtë dhe mund t’i thash rrobat në diell.
  • Ndiz ngrohësin e ujit kur të nevojitet.
  • Ndiz makinën për larjen e enëve kur të jetë plot për të reduktuar numrin e larjeve që konsumojnë energji elektrike dhe ujë.
  • Përpiqu të kryesh sa më shumë aktivitete që të jetë e mundur me një ndezje të kompjuterit, ndërsa mes tyre le të jetë kontrollimi i njoftimeve nga kompania yte pensionale, në vend që të presish të mbërrijnë me postë.

Si lidhet përdorimi i energjisë me një të ardhme të qëndrueshme?

Mënyra se si ne përdorim energjinë mund të ndihmojë drejtpërdrejt në ruajtjen e mjedisit jetësor. Kursimi i energjisë redukton ndotjen e ajrit dhe ujit dhe ruan resurset natyrore, gjë që krijon një mjedis jetësor më të shëndetshëm për njerëzit.

Energjia është faktor kyç për sfidën klimatike, por edhe për zgjidhjen e saj. Gjenerimi i energjisë elektrike dhe nxehtësisë duke djegur lëndët djegëse fosile – qymyri, nafta ose gazi – rezulton në krijimin e një pjese të madhe të gazrave serë si dioksidi i karbonit dhe oksidi i azotit, të cilët mbulojnë Tokën dhe bllokojnë ngrohtësinë e diellit.

Pse është e rëndësishme të mendojmë për efikasitetin e energjisë?

Efikasiteti i energjisë siguron një varg përfitimesh ekologjike por edhe financiare. Reduktimi i përdorimit të energjisë në shtëpinë tuaj ju kursen para, rrit sigurinë e energjisë dhe redukton ndotjen e emetuar nga burimet e energjisë jo të rinovueshme.

Pse është e rëndësishme për ne të flasim për efikasitetin energjetik?

Ashtu si çdo kursim sot do të sjellë një ndryshim të madh në sigurinë tuaj financiare në afat të gjatë, kështu çdo veprim i vogël individual bën një ndryshim të madh për të mirën e natyrës, duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në shëndetin tonë dhe shëndetin e gjeneratave që do të vijnë. Dhe çfarë do të thoshte për ne siguria financiare pa shëndetin si pasurinë më të madhe?

Pikërisht për këtë shkak, këtë herë fushata jonë Mbill një dëshirë synon të sigurojë një të ardhme të qëndrueshme, drejt së cilës duhet të punojmë së bashku. Faleminderit që bëre hapin e parë duke qenë këtu në faqen tonë të internetit. Do të ishte mirë sikur të na bashkangjitesh në aktivitete për përgjegjësi sociale, por edhe për përgjegjësi ndaj të ardhmes personale. Na ndiq në Fejsbuk dhe Instagram

Mbikëqyrës i sigurimit pensional me financim kapital është Agjensioni për mbikëqyrjen efinansimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) www.mapas.mk tel. 02/3224 229