Mbrapa

Shtylla e tretë pensionale – një mjet fleksibël për një stabilitet më të madh financiar

Për të siguruar mirëqenien financiare në afat të gjatë, ne duhet të mendojmë për kursimet tona nga sot, dhe shtylla e tretë pensionale ofron pikërisht këtë – mundësinë për të marrë më shumë kontroll mbi financat e ardhshme.

Ç’është shtylla e tretë pensionale?

Shtylla e tretë është pjesë e sistemit të pensioneve vullnetare në Maqedoninë e Veriut, e dedikuar për ata që dëshirojnë të plotësojnë kursimet e tyre pensionale përtej shtyllës së parë dhe të dytë. Ndryshe nga shtylla e dytë që është e detyrueshme, pjesëmarrja në shtyllën e tretë varet tërësisht nga ju. Ideja kryesore është e thjeshtë: ju ose punëdhënësi juaj (duke organizuar një skemë pensionesh profesionale) mund të bëni kontribute vullnetare në një llogari private pensioni, nga e cila fondet e investuara më pas investohen për të rritur kursimet tuaja me kalimin e kohës.

Çdo person nga mosha 15 deri në 70 vjeç mund të anëtarësohet në një fond pensioni vullnetar. Këtu përfshihen studentët, të vetëpunësuarit dhe madje edhe të papunët. Në fakt, nëse doni të filloni të ndërtoni kursime për vitet tuaja të mëvonshme, shtylla e tretë ju jep këtë fleksibilitet.

Pse është e dobishme t’i bashkoheni shtyllës tretë?

Përfitimi primar i shtyllës së tretë pensionale është fleksibiliteti. Nuk ju kërkohet të bëni pagesa të rregullta. Mund të depozitoni sa të doni, sa herë që ju përshtatet. Kjo është veçanërisht e dobishme për ata që kanë të ardhura të luhatshme nga puna e pavarur, ose ata që duan të plotësojnë kursimet e tyre të detyrueshme pensionale pa u përkushtuar ndaj shumave ose orareve specifike të pagesave.

Për më tepër, shtylla e tretë ofron një kontroll të madh të investimeve. Mjetet që vendosni në fondin tuaj të pensionit vullnetar menaxhohen në mënyrë aktive nga kompanitë e pensioneve, me fokus në arritjen e rritjes afatgjatë. Fondet zakonisht investohen në opsione të sigurta si obligacionet e qeverisë, obligacionet e korporatave dhe depozitat bankare, të cilat ofrojnë stabilitet dhe kthime me kalimin e kohës.

Si mund t’i qaseni mjeteve tuaja?

Një nga karakteristikat më tërheqëse të shtyllës së tretë prensionale është fleksibiliteti në mënyrën se si mund të përdorni kursimet tuaja. Ju mund të filloni tërheqjen e fondeve 10 vjet përpara moshës së pensionit, që do të thotë në 52 për gratë dhe 54 për burrat. Kur vjen koha për të tërhequr kursimet tuaja, keni disa opcione:

  • Tërheqjet e programuara: Kjo ju lejon të tërheqni mjetet tuaja në shuma më të vogla, duke shpërndarë pensionin tuaj me kalimin e kohës.
  • Anuitetet: Mund të zgjidhni anuitetet e përjetshme, të cilat ju garantojnë të ardhura të rregullta deri në fund të jetës.
  • Pagesat e njëhershme ose të shumëfishta: Nëse dëshironi t’iu qaseni kursimeve tuaja në një ose disa shuma më të mëdha, e keni lirinë për ta bërë këtë.
  • Ose kombinim alternativave të mëparshme.

Për më tepër, mjetet tuaja në shtyllën e tretë janë të trashëgueshme. Nëse ju ndodh diçka, paratë që keni kursyer do të shkojnë për të më të afërmit tuaj. Dhe nëse bëheni të paaftë përpara daljes në pension, do të keni mundësi t’I qaseni mjetevetuaja më shpejt, duke siguruar një rrjedhë tjetër të rëndësishme të të ardhurave.

Pse është e rëndësishme shtylla e tretë për të rinjtë?

Për shumë të rinj, fleksibiliteti është kyç. Shtylla e tretë ju jep mundësinë për të kursyer për më shumë mjete në ditët e pensionit, për pension të parakohshëm ose për të lënë një trashëgimi për familjen tuaj.

Edhepse pensioni mund të duket i largët, sa më gjatë të kurseni, aq më shumë mund të rriten investimet tuaja. Duke dhënë kontribute të vogla në shtyllën e tretë në fillim të karrierës suaj, do t’i jepni parave tuaja kohë për të punuar për ju. Mendoni për atë si një plan kursimi fleksibël dhe afatgjatë, të cilin mund ta përshtatni sipas nevojave tuaja, duke ju ndihmuar të krijoni siguri financiare që plotëson pensionet e detyrueshme në të cilat veçse po kontribuoni.

Me shtyllën e tretë të pensioneve, e ardhmja është vërtet në duart tuaja. Filloni të kurseni tani dhe shijoni lirinë e cila vijon me stabilitetin financiar.