Mbrapa

“JOHAN HAJNRIH PESTALLOCI“ ËSHTË NIKOQIRI I PARKUT TË KATËRMBËDHJETË PENSIONAL NË KUADËR TË FUSHATËS “MBILL NJË DËSHIRË“

Shkolla fillore “Johan Hajnrih Pestalloci” është nikoqire e parkut më të ri pensional nga iniciativa me përgjegjësi sociale në kuadër të fushatës edukative “Mbill një dëshirë”. Me vizitën e sotme të shoqërive pensionale, “Pestaloci” u bë shkolla e katërmbëdhjetë që mbështeti këtë iniciativë, ku u mboll parku i katërt dhe i fundit për këtë vit.

Megjithatë, aktivitetet edukative të Shoqërisë pensionale Sava SHA Shkup, KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup dhe Shoqëria pensionale Trigllav SHA Shkup, vazhdojnë me të njëjtin qëllim. Fushata “Mbill një dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme” përcjell mesazhe të rëndësishme për rëndësinë e planifikimit financiar dhe një stili jetese të qëndrueshëm, në mënyrë që të inkurajojë ndërgjegjësimin për kursimet pensionale dhe edukimin financiar tek të rinjtë.

Parqet pensionale, si dhe katet e gjelbëruara, jo vetëm që zbukurojnë hapësirën e shkollës, por reflektojnë edhe idenë se investimet sot japin fryte në të ardhmen. Mesazhi i kursimeve afatgjata dhe stabiliteti financiar është një temë kryesore e kësaj fushate, e cila përmes aktiviteteve të ndryshme inkurajon të menduarit e përgjegjshëm tek të rinjtë dhe i inkurajon ata të ndërtojnë ndërgjegjësimin për një të ardhme të qëndrueshme. 

Evenimentin e sotëm me fjalimin e saj e hapi drejtoresha e shkollës, Katerina Atanasova, duke i faleminderaur shoqëritë pensionale për iniciativën arsimore, ndërsa të pranishmëve iu drejtuan Ena Kovaçevska dhe Neda Blazevska, nxënëse të klasës së nëntë, të cilat edhe paraqitën “Johan Hajnrih Pestallocin” në thirrjen e hapur për mbjelljen e Parkut pensional.

“Arsimtarë, shokë të klasës, shokë, drejtori ynë i nderuar, Penzija.mk dhe shoqëri pensionale, të gjithë ju që mundësuat këtë projekt, falë të gjithëve dhe përkrahjes suaj morëm iniciativën dhe konkurruam për këtë projekt dhe ju jemi shumë mirënjohës që na zgjodhët ne. 

Motivimi ynë më i madh ishin gjeneratat e reja. Si nxënës të cilët janë rritur në këtë shkollë nga klasa e parë deri në të nëntën e ndjejmë për detyrë ta lëmë atë në formën më të mirë. Ne duam t’u lëmë diçka atyre nxënësve të klasës së parë që ishin ne nëntë vjet më parë. Ne duam që ata të rriten në një shkollë që është një mjedis i shëndetshëm për idetë e tyre krijuese, lojërat argëtuese dhe shtëpinë e tyre të dytë. Le të bëjmë një ndryshim tani dhe të zbukurojmë oborrin e shkollës tonë!” – theksuan Ena dhe Neda.

Nxënësve iu drejtuan edhe përfaqësues nga shoqëritë pensionale, të cilët shpjeguan përfitimet e këtij aktiviteti, rëndësinë e kursimit të parave dhe marrjen e vendimeve të informuara.

“Me këtë fushatë “Mbill një dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme”, duam të tregojmë se ashtu siç kujdesemi për natyrën, duhet të kujdesemi edhe për sigurinë tonë financiare. Investimi në të ardhmen përmes kursimeve pensionale do të thotë se ne mendojmë për kohën kur do të kemi nevojë për këto kursime” – tha Susana Boshkovska Zllatarevska, udhëheqëse e departamentit të marketingut dhe rrjetit të agjentëve në KB Kompania e Parë Pensionale SHA Shkup.

“Me këtë iniciativë duam të nxjerrim në pah rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë ndaj së ardhmes. Sistemi pensional është një mbështetje për gjeneratat që vijnë dhe është shembull se si planifikimi i kujdesshëm mund të sigurojë stabilitet për të gjithë ne”, – tha Marina Martinovska, përgjegjëse në departamentin e shitjes dhe marketingut në shoqërinë pensionale Triglav SHA Shkup.

“Parqet pensionale që kemi mbjellë gjatë 4 viteve të fundit janë simbol i qëndrueshmërisë së sistemit pensional. Çdo fidan i mbjellë le të jetë rikujtim se investimi afatgjatë në pensionin tuaj fillon kur jeni të ri.” – shtoi Elena Paçoska, bashkëpunëtore e pavarur për marketing dhe organizim të evenimenteve në Shoqërinë pensionale Sava SHA Shkup.

Pas pjesës edukative, përfaqësues nga shkolla dhe tre shoqëritë pensionale së bashku me nxënësit mbollën parkun e ri pensional, duke shënuar një tjetër sukses me nënshkrimin “Mbill një dëshirë”. Fushata vazhdon të promovojë planifikim të përgjegjshëm dhe kursime financiare për një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të bukur.

Të gjitha informatat dhe aktivitetet në lidhje me fushatën “Mbill një dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme” janë të disponueshme në ueb faqen www.penzija.mk 

Mbikëqyrës i sigurimit pensional me financim kapital është Agjensioni për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) www.mapas.mk tel. 02/32 24 229