“LUBEN LLAPE” ËSHTË SHKOLLA E PARË FILLORE ME PARKUN E VET PENSIONAL
Në kuadër të fushatës edukative “Mbill një dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme”, sot “Ljuben Lape” u bë shkolla e parë fillore me parkun e saj pensional. Deri më tani, oborret e 11 shkollave të mesme në mbarë vendin, si dhe oborret e Fakultetit të Arkitekturës dhe Juridik në Shkup janë dekoruar me parqe pensionale.
Qëllimi i fushatës “Mbill një dëshirë” është të inkurajojë edukimin financiar dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e kursimeve në pension dhe investimin për të ardhmen. Fushata organizohet nga shoqëritë pensionale Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup, KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup dhe Shoqëria pensionale Trigllav SHA Shkup, të cilët së bashku me nxënësit sot mbollën fidanë të rinj në oborrin e shkollës, duke simbolizuar rëndësinë e kujdesit afatgjatë financiar dhe ekologjik.
Nxënësve iu drejtua drejtoresha e shkollës “Ljuben Lape”, Fonika Stanoeva, e cila theksoi rëndësinë e kësaj iniciative.
“Jam vërtet krenare që një fushatë kaq fisnike përfshin edhe shkollën tonë “Ljuben Lape”. Faleminderoj kompanitë e pensioneve për dy gjëra. Së pari, se ata pranuan aplikimin tonë dhe se zgjodhën pikërisht shkollën tonë, për të pasuruar oborrin e shkollës me një park pensional dhe për të edukuar nxënësit për zakone të reja eko. Së dyti, i falënderoj ata që na edukuan të gjithëve në lidhje me përvetësimin e zakoneve të shëndetshme të kursimit, duke filluar nga vitet më të hershme, dhe më pas duke i zhvilluar ato shprehi gjatë gjithë jetës.
Nëpërmjet këtij edukimi pensional, ne hedhim themelet për vendime të informuara, sepse vetëm me vendime të informuara financiare mund të sigurojmë kursime pensionale me rrënjë të forta. Mbjellja e këtyre fidaneve është shenjë e përpjekjeve që shoqëritë pensionale po bëjnë për të ndërgjegjësuar të gjithë popullatën për përfitimet afatgjata të kursimeve të vazhdueshme. Ata do të mbeten këtu për të na kujtuar se me çdo veprim që bëjmë sot si individë dhe si komunitet në drejtim të zgjidhjeve të qëndrueshme, do të sjellin një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”, theksoi Stanoeva.
Në këtë rast, shoqëritë pensionale i njoftuan nxënësit për rëndësinë e fondeve pensionale dhe mundësitë që ato ofrojnë për arritjen e stabilitetit financiar.
“Sot, përmes fushatës sonë “Mbill një dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme”, ne kemi nderin të ndajmë mesazhin e rëndësishëm për rëndësinë e sistemit pensional dhe rolin e tij në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme, veçanërisht për gjeneratat e reja.
Kjo fushatë, të cilën ne e organizojmë si shoqëri pensionale, është pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta me Agjensionin për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional, MAPAS, me qëllim ndërgjegjësimin dhe edukimin e opinionit të gjerë, veçanërisht të rinjve, për përfitimet e sistemit të reformuar pensional.
“Mbill një dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme” nuk është vetëm një fushatë për të mbjellë Parqe pensionale. Kjo iniciativë mbart një mesazh të thellë se qëndrueshmëria e natyrës dhe sistemet pensionale janë të lidhura. Ashtu si natyra që duhet të mirëmbahet dhe të ushqehet, ashtu edhe sistemet financiare kërkojnë menaxhim, ndërgjegjësim dhe njohuri të kujdesshme. Të gjithë ne, si palë të interesuara në këtë sistem, kemi përgjegjësi për të kontribuar në zhvillimin dhe stabilitetin e tij. Shpresoj që ne si shoqëri pensionale me këtë shembull të vogël të mbjelljes së fidaneve të kemi të paktën një kontribut të vogël në edukimin e juve, nxënësve, dhe të afrojmë mjedisin e gjelbër dhe kursimet pensionale të cilat janë tepër të rëndësishme për ju si individ, por edhe për shoqërinë në tërësi. Nëpërmjet këtij akti simbolik, ne duam të dërgojmë një mesazh se qëndrueshmëria është diçka që duhet ta kultivojmë jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen, kur të fillojmë të përdorim kursimet tona pensionale. Çdo hap i vogël sot, si ky, bën një ndryshim të madh për një të nesërme më të mirë të përbashkët.
Ju, si të rinj jeni e ardhmja e këtij sistemi. Edukimi dhe ndërgjegjësimi juaj janë çelësi për të kuptuar siç duhet sistemet e pensioneve dhe financiare. Nuk mjafton vetëm të jesh i vetëdijshëm për to – nevojiten edhe njohuri për të marrë vendimet e duhura dhe për të kontribuar në stabilitetin e të gjithë sistemit financiar. Besojmë se përmes informacioneve tuaja sigurojmë të ardhmen e sistemit pensional dhe krijojmë një të ardhme më të mirë” – tha Marijan Nikolovski, anëtar i Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë Pensionale Triglav SHA Shkup, i cili u drejtua në emër të tri shoqërive pensionale.
Parqet pensionale, si qoshe të gjelbëruara, jo vetëm që zbukurojnë hapësirën e shkollës, por reflektojnë edhe idenë se investimet sot japin fryte në të ardhmen. Mesazhi i kursimeve afatgjata dhe stabiliteti financiar është një temë kryesore e kësaj fushate, e cila përmes aktiviteteve të ndryshme inkurajon të menduarit e përgjegjshëm tek të rinjtë dhe i inkurajon ata të ndërtojnë ndërgjegjësimin për një të ardhme të qëndrueshme.
Të gjitha informatat dhe aktivitetet në lidhje me fushatën “Mbill një dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme” janë të disponueshme në ueb faqen www.penzija.mk
Mbikëqyrës i sigurimit pensional me financim kapital është Agjensioni për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) www.mapas.mk tel. 02/32 24 229