Mbrapa

“Mbi një dëshirë” ka arritur edhe në Veles – Parku Pensionai ka mbirë në SHMKP “Kole Nedellkovski”

Në shkollën e mesme “Kole Nedellkovski” në Veles sot u hap parku i njëmbëdhjetë pensional në kuadër të fushatës “Mbill dëshirën për të ardhme të qëndrueshme”.

Shoqëritë pensionale e mbajtën premtimin që nga viti 2021, kur në fillim të kësaj fushate edukative deklaruan se do të përpiqen për sa më shumë aktivitete me përgjegjësi shoqërore në shkollat anembanë vendit në të cilat shqetësimi për të ardhmen do të merrte jetë përmes simbolikës të parqeve të gjelbra.

Shoqëria pensionale Trigllav SHA Shkup, KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup dhe Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup, me mbështetjen e Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve Pensionale të financuara kapitale (MAPAS), deri më tani ka mbjellë parqe pensionale në Ohër, Sveti Nikollë, Strumicë, Kumanovë dhe Shkup.

Sot në Veles së bashku me nxënësit nga “Kole Nedellkovski” mbollën 15 fidanë të mesëm që kanë për qëllim gjelbërimin e oborrit të shkollës, por edhe përkujtimin e nxënësve për avantazhet e investimit në kohë për një të ardhme më të mirë për veten dhe mjedisin.

Në fillim të evenimentit, drejtoresha e shkollës, Vesna Stojanova Bogoevska, shprehu faleminderimin e saj për mundësinë dhënë të pjesëmarrjes në fushatë.

“Dua të faleminderoj kompanitë pensionale që bënë të mundur që shkolla jonë të jetë e para në komunën e Velesit që i bashkohet fushatës “Mbill një dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme”. Është kënaqësi dhe nder të jem pjesë e grupit të shkollave të suksesshme që po nisin një mision domethënës që do të mundësojë një mjedis shumë më të pastër.

Nuk është më sekret që jetojmë në një epokë me probleme të mëdha ekologjike dhe në shumicën e rasteve fajin e kemi ne vetë. Problemi i ekologjisë është një nga problemet globale të njerëzimit. Sot më shumë se kurrë është rritur ndërgjegjësimi i popullit tonë, mbi të gjitha i nxënësve, se është e nevojshme të mbrohet natyra që të marrim ajër të pastër, të pimë ujë të pastër dhe të ushqehemi të shëndetshëm. Duke investuar në një mjedis të shëndetshëm, ne investojmë tek fëmijët tanë, të cilët janë e ardhmja jonë.

Prandaj secili prej nesh duhet të japë kontributin e tij në ruajtjen e natyrës, sepse duke ndihmuar natyrën, ne ndihmojmë veten. Çdo ndryshim duhet të fillojë nga ne. Le të jetë ai moment sot, sepse nesër tashmë është shumë vonë, jam e sigurt që sot do të jetë motivim për punonjësit dhe studentët tanë që të vazhdojnë misionin e shoqërive pensionale dhe do të përfshihen në aksione me të njëjtin synim”, tha Stojanova Bogoevska.

Në emër të tri kompanive pensionale të pranishmive iu drejtua Marija Gjorgjievska, anëtare e Bordit të Drejtorëve të Shoqëeisë Pensionale Sava SH.A. Shkup.

“Zhvillimi i qëndrueshëm është një temë veçanërisht aktuale në vitet e fundit dhe rëndësia e tij do të rritet edhe më shumë, sepse fokusohet në një aspekt shumë të rëndësishëm të vazhdimësisë dhe qëndrueshmërisë së planetit tokë. Ne mund ta njohim atë qëndrueshmëri në përgjegjësinë tonë mbi të gjitha ndaj vetes, ndaj njerëzve tanë të dashur dhe ne si shoqëri pensionale e njohim atë në përgjegjësinë tonë ndaj anëtarëve tanë – pensionistëve të ardhshëm, ndaj punonjësve tanë dhe mjedisit në të cilin jetojmë.

Sot me ndihmën tuaj do të kontribuojmë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në këtë eveniment ku do të mbjellim pemë do të shprehim përgjegjësinë tonë për mbrojtjen e natyrës, për ajër më të pastër. Ne do të kujdesemi për pemët që do të mbjellim sot dhe përfitimet do t’i shfrytëzojmë në të ardhmen.

Kujdesi është një koncept thelbësor edhe në sigurimin pensional. Kompanitë e pensioneve kujdesen për pensionet e pensionistëve të ardhshëm.

Ju jeni shumë i ri, njësoj si këto pemë që do të mbjellim sot. Ju keni një jetë të tërë dhe një jetë pune para jush në të cilën duhet të krijoni vlera, të jetoni ashtu siç dëshironi, por edhe të siguroni një pleqëri të denjë. Që nga dita e parë e punësimit, një pjesë e të ardhurave tuaja do të shkojnë në sistemin e pensioneve dhe është veçanërisht e rëndësishme të dini se ku shkojnë dhe çfarë ndodh me të. Pensioni fillon në momentin e punësimit. Kur të ndodhë ai momenti i punësimit të parë, mbani mend se atëherë duhet të filloni të brengoseni për të ardhmen tuaj dhe daljen në pension.

Përgjegjësia ndaj shoqërisë fillon me përgjegjësinë ndaj vetes. Ju jeni përgjegjës për studimin, punën dhe shpërndarjen e fondeve në një fond pensioni, dhe kompanitë e pensioneve janë aleati juaj. Ne do të jemi këtu për t’ju përgëzuar për punën tuaj të parë, për t’ju ofruar anëtarësim në një fond pensioni, për t’u kujdesur për fondet tuaja të pensionit, për të investuar dhe për t’i frytëzuar ato.

Përgjegjësia dhe kujdesi, këto janë dy aspektet për një të nesërme më të mirë, për zhvillim të qëndrueshëm”- tha Gjorgjievska në fjalimin e saj para nxënësve.

Të gjitha informatat dhe aktivitetet në lidhje me fushatën “Mbill një dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme” janë të disponueshme në ueb faqen www.penzija.mk

Mbikëqyrës i sigurimit pensional me financim kapital është Agjensioni për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) www.mapas.mk tel. 02/32 24 229