Mbrapa

ME FUSHATËN E RE “MBILL NJ DËSHIRË” VIJNË EDHE KATËR PARQE TË REJA PENSIONALE

Vazhdimi i katërt i fushatës edukative “Mbill një dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme” këtë vit do të sjellë përmbajtje të reja arsimore për sistemin pensional maqedonas dhe katër parqe të reja pensionale. Pas dhjetë shkollave të mesme dhe Fakultetit të Arkitekturës, këtë vit parkun e tyre do ta kenë edhe Fakulteti Juridik “Justiniani i parë”, shkolla e mesme “Rade Jovçevski Korçagin” dhe shkollat fillore “Johan Hajnrih Pestaloci” dhe “Luben Llape”.

Krijimi i parqeve pensionale është tashmë një aktivitet i njohur për këtë fushatë, pasi siç thonë shoqëritë pensionale, drunjtë janë simbolika më e mirë për thelbin e ndërtimit gradual të kursimeve pensionale, frytet e të cilave do t’i gëzojmë vite më vonë, kur kemi nevojë më së shumti për ata.

Nderin të marrin pjesë të parët sot në mbjelljen e parkut të tyre kanë qenë nxënësit e gjimnazit “Rade Jovçevski Korçagin”, së bashku me përfaqësues nga Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup, KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup dhe Shoqëria pensionale Trigllav SHA Shkup.       

evenimentin e hapi drejtoresha e shkollës, Elena Stojanova – Dimitrov, me fjalën e saj.

“Na paraqet kënaqësi dhe gëzim shumë të madh që këtë vit shkolla jonë e mesme SHMQSH Rade Jovçevski – Korçagin është pjesë e fushatës Mbill një dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme. Përgjegjësia dhe detyra jonë e shenjtë është t’u lëmë fëmijëve tanë një të ardhme të pastër dhe të mësojmë. Faleminderojmë shumë organizatorët e kësaj fushate të gjelbër, Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup, KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup dhe Shoqëria pensionale Trigllav SHA Shkup, të cilat zgjodhën shkollën tonë për të qenë pjesë e shkollave me parkun e tyre pensional.

Vetëm me aktivitete të tilla në veprim do të kontribuojmë së bashku që të rinjtë të mësojnë se si të mbjellin të ardhmen e tyre, ta ushqejnë atë dhe të përdorin përfitimet e saj. Janë pikërisht organizata të tilla me përgjegjësi shoqërore që kontribuojnë në ndërgjegjësimin e fëmijëve për një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të pastër.

Shkolla e mesme “Korçagin” prej vitesh ka rrënjosur tek nxënësit kultin e natyrës, duke u kujdesur dhe mirëmbajtur hapësirat e oborrit, oborrtarinë tonë popullore e cila do të ishte bosh pa gjelbërimin. Duke rritur fondin e fidaneve të mbjella, ne marrim pjesë aktive në një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër. Përmes fushatave të tilla ekologjikisht të justifikuara dhe të nevojshme, ne i mësojmë drejtpërdrejt të rinjtë se si dhe në çfarë mënyre të zgjedhin, të ushqejnë dhe të investojnë në të ardhmen e tyre” – tha Elena Stojanova – Dimitrov.
Përfaqësues i kompanive pensionale ishte Ivan Stojanoviq, anëtar i Bordit të Drejtorëve të KB Shoqërisë së Parë Pensionale SHA Shkup, i cili iu drejtua nxënësve.

“Faleminderim deri tek SHMQSH “Rade Jovçevski Korçagin”, që e mbështeti këtë iniciativë dhe fushatë tonën, si dhe të gjithëve që transmetojnë dhe do të transmetojnë aktivitetet tona në sensibilizimin e sistemit të reformuar pensional. Sot, përmes fushatës “Mbill një dëshirë 4.0”, kemi mundësinë të krijojmë një të ardhme të gjelbër.

Që nga vetë fillimi në vitin 2021, kur e nisëm me të njëjtën, u përqëndruam në sa më shumë aktivitete me përgjegjësi shoqërore në shkolla me idenë e ruajtjes së kujdesit për të ardhmen, për një mjedis më të pastër përmes simbolikës së mbjelljes së fidaneve dhe krijimit të parqeve të gjelbërta. Kjo nismë dalëngadalë po kthehet në traditë dhe ne po e zbatojmë këtë fushatë për të katërtin vit radhazi, që është konfirmim se hapat e vegjël mund të çojnë në ndryshime të mëdha. Çdo fidan i mbjellë është simbol i shpresës dhe çdo park i gjelbër është një hapësirë për mundësi të reja.

Asnjëherë nuk është vonë për të zhvilluar njohuritë tona financiare dhe pikërisht me këtë fushatë dhe aktivitetet që janë pjesë e saj, ne vazhdimisht dëshirojmë të ndikojmë pozitivisht tek gjeneratat e ndryshme, veçanërisht tek të rinjtë, të cilët do të jenë anëtarët tanë potencialë në të ardhmen.

Ne nga kompanitë e pensioneve së bashku me rregullatorin MAPAS jemi pjesëmarrës aktivë në krijimin e politikave pensionale dhe besojmë se këto gjenerata në të cilat po investojmë tani do të kenë një pasqyrë më të qartë të reformës, do të ndërtojnë shprehi të mira për menaxhimin dhe investimin e financave të tyre, që cila do të forcojë besimin në sistem dhe në kompanitë pensionale”, ka theksuar Stojanoviq në fjalimin e tij.

Pas edukimit për rëndësinë e kujdesit aktiv për financat e veta dhe mjedisin, si elemente kyçe për një të ardhme më të mirë, u mboll edhe Parku pensional, në kuadër të të cilit u vendos një stol i ri, në të cilin nxënësit e “Rade Jovçevski Korçagin” do të mund të shijojnë oborrin e gjelbër të shkollës.

Në këtë eveniment në emër të studentëve foli edhe Bisera Aceska, e cila përcolli mirënjohjen e tyre për Parkun pensional dhe premtimin se së bashku do ta mbrojnë dhe do do të kujdesen për atë.

Ky është viti i katërt radhazi që shoqëritë pensionale edukojnë opinionin për përfitimet e anëtarësimit në fondin pensional të detyrueshëm dhe vullnetar nën moton “Mbi një dëshirë”, dhe aktivitetet e tyre të përbashkëta për informimin dhe edukimin e opinionit zhvillohen më nëntë vite me rradhë.

Të gjitha informatat dhe aktivitetet në lidhje me fushatën “Mbill një dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme” janë të disponueshme në ueb faqen www.penzija.mk

Mbikëqyrës i sigurimit pensional me financim kapital është Agjensioni për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) www.mapas.mk tel. 02/32 24 229