Mbrapa

SH.M.Q.SH “Marija Kiri Sklodovska” prej sot është nikoqire e “Parkut të shtatë pensional”

Pas vetëm pak ditësh nga shpallja e vazhdimit të aksioneve ekologjike, tri kompanitë pensionale krijuan “Parkun Pensional” të ri në shkollën e mesme të kimisë në Shkup, SH.M.Q.SH. “Maria Kiri Skllodovska”. Duke mbjellë 15 fidanë gjetherënës të mesëm të pesë llojeve së bashku me nxënësit, tri shoqëritë –  Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup, KB shoqëria e parë pensionale dhe Shoqëria pensionale Trigllav Shkup hapën edhe parkun e shtatë të gjelbër.

Në përputhje me njoftimin për periudhën në vijim, në kuadër të fushatës edukative “Mbill një dëshirë, për një të ardhme më të mirë”, krahas aksioneve për informimin dhe edukimin e të rinjve për përfitimet e anëtarësimit në fondin pensional të detyrueshëm dhe vullnetar, shoqëritë pensionale do të vazhdojnë të krijojnë “Parqe Pensionale” në vende të ndryshme në të gjithë vendin.

Së fundmi ata deklaruan se me çdo park të ri, motivi i tyre për të investuar në fushata të tilla edukative dhe të përgjegjshme shoqërore rritet, ndaj mbjelljes së sotme i janë qasur me kënaqësi të pa veçantë.

“Duke marrë parasysh moton “Së bashku jemi më të fortë”, më lejoni së pari t’ju faleminderoj për pritjen e ngrohtë dhe për pranimin e iniciativës për të qenë pjesë e fushatës edukative të shoqërive pensionale “Mbill një dëshirë, për një të ardhme më të mirë”, për të marrë pjesë aktive në realizimin e idesë tonë dhe së bashku të kontribuojmë për një të nesërme më të mirë për të gjithë ne. Dëshira për një të ardhme më të mirë është e pranishme tek secili prej nesh, prandaj qëndron edhe aspirata për të bërë diçka më shumë, për të dhënë kontributin tonë në drejtim të sigurimit të një të ardhmeje më të mirë. Ne si shoqëri pensionale jemi të bashkuar në idenë se e ardhmja varet nga ne dhe nga aktivitetet dhe veprimet në të tashmen, çdo lëvizje e vogël sot do të shënojë të nesërmen tonë.

Qëllimi ynë i përbashkët është që me këtë lloj aktiviteti të rrisim ndërgjegjësimin tuaj dhe për të

ju drejtuar dhe motivuar që të mos ndaleni me kaq, por të kërkoni vazhdimisht informacione të reja dhe të investoni vazhdimisht në të ardhmen tuaj dhe të njerëzve tuaj të dashur, sepse e ardhmja është

më e sigurtë kur di më shumë. Lëreni çdo fidan të mbjellë, kur ta shikoni nga tavolinat e shkollës, t’ju kujtojë rolin e përgjegjshëm që kemi të gjithë dhe që çdo hap dhe investimi më i vogël do të na kthehet në të ardhmen. Të gjithë dëshirojmë dhe punojmë që këto aktivitete të shndërrohen në traditë dhe të jenë shenja jonë mbrojtëse që do të na kujtojë vazhdimisht rolin tonë të përgjegjshëm në planifikimin e së ardhmes.” i përshëndeti nxënësit Sunçica Neshovska nga Shoqëria pensionale Trigllav a.d. Shkup.

Edhe drejtori i SH.M.Q.SH. “Maria Kiri Skllodovska”, Darko Spasev, e shfrytëzoi rastin të shprehë kënaqësinë e tij për frytin e bashkëpunimit me shoqëritë pensionale. “Për mua është një nder dhe kënaqësi e veçantë që shkolla jonë është zgjedhur për të marrë pjesë në fushatën “Mbill një dëshirë, për një të ardhme më të mirë” dhe shpreh mirënjohjen time të madhe për shoqëritë pensionale. Fillimisht, dua të përmend se shkolla jonë është e vetmja shkollë në qytetin e Shkupit, dhe një nga shkollat ​​e pakta në vend ku mësohet profili arsimor – teknik për mbrojtjen e mjedisit nga profesioni kimiko – teknologjik. Gjithashtu dua të përmend se ky aksion i organizuar për mbjelljen e fidanëve ka një rëndësi të madhe për shkollën dhe shoqërinë dhe me të u dërgohet një mesazh gjeneratave të reja për një të ardhme më të bukur dhe më të mirë për të gjithë. Apeloj që këto aksione të organizohen gjithnjë e më shpesh për të sensibilizuar qytetarët”, theksoi ai.

Të gjitha informatat dhe aktivitetet në lidhje me fushatën “Mbill një dëshirë, për një të ardhme më të mirë!” janë të disponueshme në ueb faqen www.penzija.mk 

Mbikëqyrës i sigurimit pensional me financim kapital është Agjensioni për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) www.mapas.mk tel. 02/32 24 229