Mbrapa

Shoqëritë pensionale përsëri në aksion vazhdojnë aktivitetet ekologjike në kuadër të fushatës “mbill dëshirë për një të ardhme të mirë”

Pas realizimit me sukses të aktiviteteve me përgjegjësi shoqërore në kuadër të fushatës edukative dhe informuese për përfitimet e anëtarësimit në fondin detyrueshëm pensional dhe vullnetar, shoqëritë pensionale vazhdojnë të zgjerojnë listën e “Parqeve Pensionale” të mbjella.

Fushata “Mbill dëshirë për një të ardhme më të mirë”, organizuar nga Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup, KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup dhe Shoqëria pensionale Trigllav SHA Shkup, zyrtarisht filloi në tetor të vitit të kaluar, dhe deri në dhjetor tashmë janë mbjellë “Parqe Pensionale” në katër shkolla të mesme anembanë vendit, me përfshirjen aktive të nxënësve në gjelbërimin e oborreve.    

Atëherë kompanitë pensionale deklaruan se aktivitetet janë vetëm fillimi i krijimit të një praktike të rregullt për realizimin e aktiviteteve me përgjegjësi shoqërore që do të mbulojë sa më shumë shkolla në të cilat kujdesi për të ardhmen do të marrë jetë përmes simbolikës së parqeve të gjelbërta. Sot ishim dëshmitarë të realizimit të premtimit të tyre, me krijimin e “Parkut Pensional” edhe në gjimnazin “Jane Sandanski” në Strumicë, por edhe me paralajmërimin e përgatitjeve për mbjellje në disa shkolla të tjera.

“Ме kënaqësinë tonë të madhe, vazhdojmë me hapjen e parqeve pensionale në disa shkolla të tjera, me të cilat duam t’u tregojmë gjeneratave të reja me anë të shembullit se çdo veprim i sotëm mund të jetë investim në procesin e ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë afatgjatë, por edhe për t’i motivuar ata që të bëhen pjesëmarrës aktivë në kujdesin ndaj mjedisit jetësor. Jemi të lumtur që fushata “Mbill dëshirë për një të ardhme më të mirë” është pranuar pa rezerva nga drejtorët e shkollave, nxënësit, por edhe nga i gjithë opinioni, çka na jep edhe më shumë motivim për të investuar në mirëmbajtjen e saj. Faleminderojmë të gjithë ata që deri tani na kanë besuar dhe na kanë ndihmuar të realizojmë idenë tonë. Së bashku po ecim përpara, drejt ndërtimit të një rinie të arsimuar që do të jetë në gjendje të marrë vendimet e duhura në kohën e duhur, e cila do të krijojë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”, deklaruan përfaqësuesit e shoqërive pensionale.

Me këtë rast, drejtoresha e gjimnazit, Nevenka Stojanova, me kënaqësi të sinqertë ka faleminderuar shoqëritë pensionale. “Si drejtoreshë e shkollës së mesme “Jane Sandanski” ndjej nevojën të shpreh gëzimin e madh që shkollës sonë i është dhënë privilegji të jetë pjesë e projektit “Mbill dëshirë për një të ardhme më të mirë”. Shpreh mirënjohjen time për shoqëritë pensionale sepse me dhurimin e tyre të 15 fidanëve do të zbukurojnë oborrin tonë dhe njëkohësisht do të ndërgjegjësojnë opinionit e veçanërisht të rinjtë për rëndësinë e aktiviteteve të tilla. Jam e sigurtë se dita e sotme do të jetë një motiv për punonjësit dhe nxënësit tanë për të vazhduar misionin e shoqërive pensionale dhe do të përfshihen në aksione të tjera me të njëjtin synim. Kjo nuk është hera e parë që shkolla jonë është pjesë e një aksioni për kujdesin ndaj natyrës – eko seksioni ynë ka marrë pjesë edhe në shumë aktivitete të tjera për mbjellje, grumbullim të mbeturinave etj.” – theksoi Stojanova.

Pas fjalëve hyrëse, përfaqësues nga shoqëritë pensionale së bashku me nxënësit e “Jane Sandanskit” gjelbëruan oborrin e shkollës duke pastruar, përgatitur tokën dhe mbjellë 15 fidanë gjetherënës të mesëm. Në fund të aksionit, nxënësve iu dha përgjegjësia për t’u kujdesur për parkun e tyre si simbol i rolit aktiv që ata kanë në planifikimin e jetës dhe të ardhmes së tyre.

Të gjitha informatat dhe aktivitetet në lidhje me fushatën “Mbill një dëshirë, për një të ardhme më të mirë!” janë të disponueshme në ueb faqen www.penzija.mk

Mbikëqyrës i sigurimit pensional me financim kapital është Agjensioni për mbikëqyrjen efinansimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) www.mapas.mk tel. 02/3224 229