Mbrapa

Si të ndihmon edukimi të sjellish vendime më të mira

Njohuria ekologjike dhe ajo financiare janë dy tema shumë të rëndësishme që duhen trajtuar që në moshë të re. Shprehitë e kursimit dhe ruajtjes së burimeve natyrore ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të bukur dhe më të sigurt si në planin personal ashtu edhe në atë shoqëror. Por për të qenë i motivuar për të krijuar shprehi dhe për të marrë vendime, duhet të dish pse dhe si ta bësh këtë.

Si shoqatë pensionale, roli ynë kryesor është të edukojmë, këshillojmë dhe veprojmë drejt një të ardhmeje më të sigurt financiare për ditët e pensionit të anëtarëve tanë, ndërsa me fushatën “Mbill një dëshirë” bëjmë një paralele të efekteve afatgjata të vendimeve të vogla të drejta dhe kujdesit për natyrën që na rrethon. Nga atje, ne gjithashtu duam të ndajmë njohuritë tona për vendimet e duhura në drejtim të një të ardhmeje të qëndrueshme për të gjithë ne.

Pse është e rëndësishme aftësia e vendimmarrjes?

Shkathtësia e vendimmarrjes mat aftësinë e një individi për të vlerësuar të gjitha rezultatet e mundshme dhe për të zgjedhur opsionin më kosto-efektiv dhe më të favorshëm nga të gjitha të disponueshmet.

Kjo aftësi e veçantë për të zgjedhur rrugën më të realizueshme varet nga një numër i madh faktorësh të tjerë – vetëbesimi, përvojat e mëparshme, aftësia për të vlerësuar saktë situatën dhe për të analizuar rezultatet e mundshme. Dhe të gjithë këta faktorë lidhen me nivelin e njohurive të temës për të cilën duhet të merret një vendim.

Pse është e rëndësishme të edukosh veten rreth zgjidhjeve të qëndrueshme dhe kursimeve pensionale

Arsimimi është një element themelor i nismave të zhvillimit të qëndrueshëm. Ndryshimi i sjelljes tani do të jetë përfitues për shëndetin dhe mirëqenien e gjeneratave të ardhëshme. Është përgjegjësia jonë e përbashkët për të siguruar që kjo të ndodhë.

Arsimimi është gjithashtu çelësi për të marrë vendimin e duhur sot për atë që të pret në të ardhmen. Duhet ta kuptosh se si funksionon sistemi ynë pensional, çfarë do të thotë për ty kur të dalësh në pension dhe si mund të ndikosh në një stabilitet më të madh financiar në vitet kur do të kesh më shumë nevojë për të.

Ajo që i bashkon këto dy aspekte të së ardhmes tënde është faktori kohë, domethënë, çdo vendim sot në drejtim të zgjidhjeve të qëndrueshme financiare dhe mjedisore bën një ndryshim drastik në 20, 30, 50 vitet e ardhshme.

Nga atje, edukimi do të të ndihmojë:

1. Të përgatitesh për të ardhmen

Arsimimi të mundëson të tërheqish paralele në mes efekteve të ndryshme afatgjate të vendimeve të ndryshme. Në këtë mënyrë mund të përmirësosh proceset tuaja të të menduarit dhe të sjellish zgjedhje dhe vendime në një mënyrë që është e dobishme si për ty ashtu edhe për mjedisin.

Vendimmarrja e përgjegjshme, nëse mësohet më herët dhe me fokus të veçantë, do të të ndihmojë të përballesh me situatat që të presin. Do të jesh në gjendje të gjesh një zgjidhje ideale dhe optimale pasi të kesh analizuar të gjitha rezultatet e mundshme të zgjedhjeve që ke në dispozicion.

2. Të zhvillosh aftësinë për të mësuarit social-emocional

Ky është një koncept përmes të cilit të gjithë të rinjtë i fitojnë dhe përdorin njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për t’u zhvilluar si qenie njerëzore të përgjegjshme dhe empatike që punojnë për të mirën kolektive, jo vetëm për qëllimet e tyre personale.

Ky koncept përbëhet nga disa kompetenca themelore që do të të ndihmojnë të zhvillohesh në një nivel emocional dhe social, duke përfshirë vetëdijen, vendimmarrjen e përgjegjshme dhe ndërgjegjësimin shoqëror. 

3. Të ndërtosh vetëbesim për vendimet që të presin

Psikologjia e konsideron vendimmarrjen si një proces kognitv që rezulton në zgjedhjen e një aksioni të mundshëm nga disa veprime të mundshme. Mungesa e zhvillimit të kësaj aftësie mund të çojë në mungesë të vetëbesimit dhe pavendosmërisë, gjë që mund të pengojë vendimet më të favorshme për të ardhmen tënde.

Fillo të veprosh në kohë. Eduko veten për temat që janë rëndësishme dhe fillo të sjellish vendime që do të të sigurojnë një të ardhme më të sigurt në vitet kur duhet të shijosh frytet e zgjedhjeve të sotme.

Ndiq postimet dhe aktivitetet tona edukative në Fejsbuk dhe Instagram.

Mbikëqyrës i sigurimit pensional me financim kapital është Agjensioni për mbikëqyrjen efinansimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) www.mapas.mk tel. 02/3224 229