Mbrapa

Si të tejkalosh frikën nga e ardhmja

Ky nuk është një tekst këshillues psikologjik. Megjithëse bazohet në fakte psikologjike, e ndajmë këtë postim me ty për të të dhënë udhëzime praktike se si të ballafaqohesh me ndjenjat e ankthit në lidhje me dy temat e rëndësishme që na tangojnë të gjithëve dhe që lidhen me të ardhmen e cila na pret në vitet tona të mëvonshme – siguria financiare dhe ndryshimet klimatike.

Jetojmë në kohëra të pasigurta dhe ndjenjat e frikës dhe ankthit për këto dy aspekte të së ardhmes janë shumë reale. Koha e daljes në pension do të vijë natyrshëm herët a vonë. Më pas stabiliteti financiar dhe mjedisi në të cilin jeton do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm për ty, ndërsa aftësia yte për të ndikuar në to do të zvogëlohet gjithnjë e më shumë.

Frika nga e ardhmja krijon probleme serioze

Kur shikojmë skena të katastrofave klimatike në televizion, është e pashmangshme që të ndiejmë ankth të thellë për të ardhmen tonë dhe të dashurve tanë, gjë që mund të shkaktojë simptoma tipike ankthi, si rritja e rrahjeve të zemrës ose frymëmarrjes. Psikologët e quajnë këtë “ankth klimatik”.

Lajmet për një sistem pensionesh të reformuar kanë të njëjtin efekt, duke shkaktuar frikë nga ndryshimet me të cilat duhet të përshtatemi dhe të marrim vendime të ndryshme nga ato që kemi dëgjuar nga prindërit, gjyshërit tanë. Frika nga e ardhmja shoqërohet shpesh me ndjenja trishtimi dhe zemërimi, të cilat nga ana tjetër mund të ndikojnë në disponimin, sjelljen dhe të menduarit.

Si të ballafaqohesh me këto frikëra?

Pasiguria e asaj që të pret në të ardhmen mund të shkaktojë frikë shtesë për të bërë zgjedhjen e gabuar, e cila do të të çojë në një mendim edhe më të thellë që vetëm e thellon problemin. Prandaj, është e rëndësishme të fillosh të ndërmarrish hapa konkretë drejt trajtimit të shqetësimeve tua.

1. Fillo të planifikosh

Bërja e një liste të gjërave që do të fillosh t’i bësh për të ardhmen tënde është qetësuese në vetvete. Bëne një listë të aspekteve mbi të cilat mund të veprosh, si ndarja e buxhetit që ke dhe shuma që mund të kursesh për daljen në pension, si dhe zgjedhjet alternative që mund të bësh për të kontribuar në ballafaqimin me ndryshimet klimatike.

2. Bën ndryshime që do të të sjellin zgjidhje

Në përputhje me planet tuaja, fillo të ndryshosh shprehitë tua në drejtim të ndërtimit të kursimeve në fondin tënd pensional, duke ndërtuar shprehi ekologjike siç janë riciklimi i mbeturinave shtëpiake ose ngasja e një biçiklete më shumë se sa një makinë. Duke ditur se je duke ndërmarrë hapa për të përmirësuar të ardhmen tënde, do të lehtësosh ndjenjën e pafuqisë që vjen me ankthin klimatik dhe financiar.  

3. Bëhu pjesë e një komuniteti me të cilin ndan të njëjtat qëllime dhe vlera

Çdo sfidë është më e lehtë kur e di se ke një ekip për t’u ballafaquar me atë. Gjej miq ose kolegë për të punuar për një të ardhme të qëndrueshme dhe kontakto shoqatat pensionale për të të ndihmuar të ndërmarrish veprime. Duke punuar së bashku dhe duke ndarë idetë dhe njohuritë, mund të bëjmë ndryshime të mëdha.

4. Lidhu me natyrën

Fillo të kalosh më shumë kohë në natyrë. Kjo do të të ndihmojë të pastrosh mendjen, të reduktosh ndjenjat e ankthit, të bindesh se ia vlen të luftosh për bukurinë natyrore dhe të të kujtojë faktin se çdo dru që sheh dikur ka qenë vetëm një farë e vogël. Kështu do të rriten me kalimin e kohës kursimet e tua të pensionit, të cilat mund të duken të vogla kur i “mbjell”, duke të sjellë një ndjenjë më të madhe sigurie.

5. Përqendrohu te zgjidhjet dhe jo te problemet

Është shumë e rëndësishme të jesh i informuar që të mund të veprosh. Por ekspozimi i tepërt ndaj lajmeve për problemet të cilat të presin nga pikëpamja ekologjike dhe financiare nuk do të të ndihmojë shumë. Zgjidh burime të besueshme informacioni për këto tema që mund të ta shpjegojnë problemin, por në të njëjtën kohë ofrojnë mënyra për t’i zgjidhur ato, si shoqatat pensionale dhe shoqatat e mbrojtjes së natyrës.

Prej te frika deri te motivimi

Duke pranuar ankthin tonë klimatik dhe financiar dhe duke ndërmarrë hapa për ta trajtuar atë, mund ta kthejmë këtë në një mundësi për të mësuar se çfarë mund të bëjmë dhe të fillojmë ta bëjmë atë. Është e rëndësishme të ndërgjegjësohemi se çdo gjë që bëjmë për të luftuar këto sfida do të ketë një efekt të madh në afat të gjatë.

Bashkohu me fushatën tonë “Mbill një dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme” me të cilën synojmë më shumë edukim dhe veprim në drejtim të përballjes me sfidat financiare dhe ekologjike që na presin. Dhe mos harro të inkurajosh të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, nuk e di asnjëherëë se kujt do t’i duket e dobishme të dijë se mund të ndikojnë në një të ardhme më të mirë për veten dhe për mjedisin.

Ndiqi aktivitetet tona në Facebook dhe Instagram dhe lexoni postime të tjera edukative.

Mbikëqyrës i sigurimit pensional me financim kapital është Agjensioni për mbikëqyrjen efinansimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) www.mapas.mk tel. 02/3224 229