Mbrapa

KA PËRFUNUAR ME SUKSES KONKURSI “EKO-TON” I CILI SHËNOI FUNDIN E FUSHATËS “MBILL NJË DËSHIRË PËR NJË TË ARDHME TË QËNDRUESHME”

Ditën e djeshme në hapësirat e Inofeit u zhvillua konkursi “EKO-TON”, ku u zgjodhën 8 ekipe për të garuar me idetë e tyre për zgjidhje të qëndrueshme, në kuadër të fushatës “Mbill një dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme”, organizuar nga tri shoqëritë pensionale Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup, KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup dhe Shoqëria pensionale Trigllav SHA Shkup.

Nga ana e komisioni i jurisë u zgjodhën tre zgjidhjet më të mira, për të cilat ekipet fituan çmime në të holla në vlerë prej 1000, 750 dhe 500 euro. Vendi i parë shkoi për ekipin e Miceliumska Amballazha për një projekt të qëndrueshëm paketimi. Në vend të dytë ishte ekipi Eco Dreamers me projektin ECOREST. Në vendin e tretë ishte ekipi G-CHANGE me projektin Ndryshimi i gjelbërt.

Në aktivitetin tërëditor, i cili përfshinte edukim dhe sfida për ekipet, kompanitë pensionale arritën të mbledhin në një vend një numër të madh përfaqësuesish të kompanive dhe organizatave të suksesshme që punojnë në drejtim të inovacionit, qëndrueshmërisë dhe dixhitalizimit.

Igor Maxhov nga Startup Macedonia dhe Mila Jovanovska nga Go Green ishin pjesë e komisionit të jurisë, Gorast Cvetkovski udhëhoqi të pranishmit gjatë gjithë ngjarjes, ndërsa si mentorë u shfaqën: Natalija Burgieva nga Mama Organa, Gorjan Jovanovski nga Air Care, Olga Rajçiq nga Challenger, Dime Gallapçev nga FinqUp, Ana Gjorgjieva nga ProCredit Bank, Enes Karakash nga Piksel LTD dhe Mile Shoshevski nga Drill Tech.

Në jurinë dhe në ekipin mentorues gjithashtu u kyçën edhe përfaqësues nga shoqëritë pensionale – Nebojsha Bozhinoski dhe Emilia Kuzmanovska nga shoqëria pensionale Triglav AD Shkup, Elena Paçoska dhe Zoran Gabedanov nga shoqëria pensionale Sava AD Shkup, dhe Susana Boshkovska Zllatarevska dhe Goran Martinovski nga shoqëria pensionale KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup.

Evenimenti u përkrah edhe nga Birraria SHA Shkup me produktet e saja për pjesëmarrësit e garës, ndërsa përfaqësues të dhjetëra kompanive erdhën për të ndjekur dhe mbështetur prezantimet e ekipeve.

“Faleminderim deri tek të gjitha ekipet e paraqitura, mentorët, komisioni i jurisë, si dhe ekspertët që u përfshinë nga fushat e krijimit të projekteve dhe bizneseve të qëndrueshme startup, jemi krenarë që mesazhet tona arrijnë deri tek shumë të rinj inovativë.

Ne besojmë se kjo garë do të rezultojë në projekte të suksesshme që do të na lejojnë të vazhdojmë të motivojmë dhe edukojmë opinionin e gjërë për rëndësinë e kursimeve në kohë për të ardhmen e vet financiare, si dhe rëndësinë e kursimit të burimeve natyrore për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme. për të gjithë ne.

Hakatoni është aktiviteti i fundit dhe në të njëjtën kohë më i madhi në kuadër të fushatës Mbill një dëshirë dhe jemi vërtet të lumtur që kaloi me sukses, në shoqërinë e shumë mbështetësve aktivë” – tha në deklaratën e saj Susana Boshkovska Zllatarevska, Drejtoreshë e Departamentit të Marketingut dhe Rrjetit të Agjenturës nga shoqëria pensionale KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup.

Në vetë hapjen e evenimentit, Marijan Nikollovski – Anëtar i Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë Pensionale Triglav SHA Shkup, kujtoi gjithçka që ka ndodhur deri më tani në kuadër të fushatës “Mbill një dëshirë”.

“Që kur filluam fushatën gati tre vjet më parë, ideja dhe simbolika e qëndrueshmërisë që promovojmë në fushatën tonë është një paralele mes qëndrueshmërisë së mjedisit tonë dhe qëndrueshmërisë së sistemit të pensioneve, i cili në terme afatgjatë, si një nga faktorët më të rëndësishëm social-ekonomikë, ndikon në jetën e çdo të punësuari.

Filluam më shumë se dy vjet më parë në shkollën e mesme “8 Shtatori” në Shkup. Ideja ishte të mbilleshin parqe pensionale, pra të mbilleshin pemë të reja, të cilat do të duhet të japin fryte nga zero, me kalimin e kohës.

Vazhduam nëpër disa shkolla në Shkup, prej të cilave do të rendis SHMQSH “Nikola Karev”, “Maria Kiri Sklodovska”, “Dr Pançe Karagjozov”, ishim edhe në Sveti Nikollë, në Kumanovë, në Ohër, Strumicë, Veles.

Do t’i përshëndes edhe studentët nga Fakulteti i Arkitekturës në Shkup, të cilët u përfshinë në projektimin dhe promovimin e të ashtuquajturit park pensional të qëndrueshëm dhe ishin pjesëmarrës në konkursin e vitit të kaluar “Mbill një dëshirë”.

Sot ju keni atë rol. Dua t’i përshëndes të shtatë ekipet që janë sot këtu, si dhe ekipin e tetë që nuk mundeshte të marrë pjesë për arsye të justifikuara shëndetësore. Ju uroj të gjithëve fat dhe shpresoj që mbi të gjitha të jeni të kënaqur dhe të përmbushur nga detyra që do të kryeni dhe duke mbështetur këtë Eko-tonin tonë, të kujtoni kontributin tuaj për një të ardhme të qëndrueshme.”- tha Nikollovski në fjalimin e tij para garuesve.

Duke pasur parasysh se qëllimi kryesor i fushatës është edukimi dhe promovimi i shkrim-leximit pensional, në këtë aktivitet u ndanë edhe mesazhet më të rëndësishme në lidhje me sistemin tonë pensional.

“E ardhmja e qëndrueshme, parë nga aspekti i financave personale, imponon nevojën e njohjes së dizajnit të sistemit të brendshëm pensional dhe në këtë kontekst, marrjen e vendimeve të duhura që në moshë të hershme, për të mbështetur një pleqëri të qetë.

Në kushte të sfidave afatgjata socio-ekonomike dhe demografike, planifikimi i të ardhurave në ditët e pensionit, të cilat duhet të mundësojnë një jetë dinjitoze, është jo vetëm një domosdoshmëri, por edhe një përgjegjësi ndaj vetes. Llogaritjet e thjeshta konfirmojnë konkluzionin se investimi për një burim shtesë pensioni përfaqëson një mundësi që është e mençur për të filluar përdorimin sa më shpejt që të jetë e mundur, për të mbështetur burimet e të ardhurave, dhe rrjedhimisht edhe standardin e jetesës në ditët e pensionit. sqaroi në deklaratën e saj Tatjana Bojkovska – Anëtare e Bordit të Drejtorëve në shoqërinë pensionale Sava SHA Shkup.

Ky konkurs shënoi përfundimin e fushatës “Mbill dëshirën për një të ardhme të qëndrueshme”, pas mbjelljes së parqeve pensionale në shkollat e mesme “Nikola Karev” në Shkup dhe “Kole Nedelkovski” në Veles, aktiviteteve guerile në mbarë Shkupin, si dhe aktivitetve edukative në rrjetet sociale dhe ueb faqen penzija.mk.

Mbikëqyrës i sigurimit pensional me financim kapital është Agjensioni për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) ëëë.mapas.mk tel. 02/32 24 229