SHOQËRITË PENSIONALE PËRMBYLLËN NJË TJETËR FUSHATË TË SUKSESSHME EDUKATIVE ME PREMIERËN E NJË FILMI TË SHKURTËR DOKUMENTAR
Triglav Shoqëria Pensionale SHA Shkup, Sava Shoqëria Pensionale SHA Shkup dhe KB Shoqëria e Parë Pensionale SHA Shkup dje shënuan përfundimin e vazhdimit të katërt të fushatës edukative „Mbill një dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme“.
Në praninë e bashkëpunëtorëve të tyre, si dhe përfaqësuesve të Agjensionit për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS, shoqëritë pensionale premierë prezantuan një film të shkurtër edukativ të krijuar në bashkëpunim me platformën VidiVaka.
Filmi edukativ përcjell mesazhet kryesore për sistemin e reformuar pensional, bën dallimin ndërmjet tre shtyllave pensionale dhe ofron këshilla për menaxhimin e financave personale të dedikuara për ditët e pensionit.
“Jemi përpjekur që shkurtimisht të përmbledhim pikat më të rëndësishme që publiku duhet t’i kuptojë dhe t’i mbajë mend. Ne si shoqëri pensionale kemi një rol shumë të rëndësishëm, por të kufizuar, në ndërtimin e kursimeve pensionale të qytetarëve – vendimet dhe zakonet e tyre të informuara për kursim do të bëjnë ndryshimin më të madh në të ardhmen,“ thonë përfaqësuesit e shoqërive pensionale.
![](https://penzija.mk/wp-content/uploads/2024/12/zasadi-zelba-1-1024x683.jpg)
Gjatë evenimentit, ata theksuan aktivitetet edukative të këtij viti, të cilat, përveç Parqeve Pensionale të mirënjohura dhe edukimit përmes faqes së internetit Penzija.mk, përfshinë ngjarje që inkurajuan qytetarët të bëjnë pyetje, u regjistrua një seri podkastesh dhe mesazhe të shkurtra video për një mënyrë jetese të qëndrueshme.
„Koncepti Mbill një Dëshirë kishte ndikim tek të gjitha gjeneratat e moshave; aktivitetet tona u mirëpritën si nga të rinjtë ashtu edhe nga më të moshuarit. Krijuam një koncept serioz për edukimin e sistemit pensional dhe e ngritëm nivelin e edukimit të popullsisë në një standard më të lartë, i cili në të ardhmen do të na shërbejë si motiv për fushata edukative edhe më të suksesshme,“ deklaroi Elena Paçoska, Bashkëpunëtore e Pavarur për Marketing dhe Organizim të Evenimenteve në Sava Shoqëria Pensionale SHA Shkup.
![](https://penzija.mk/wp-content/uploads/2024/12/zasadi-zelba-2-1024x683.jpg)
“Me kënaqësi të madhe përmbyllim fushatën ‘Mbill një dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme,’ e cila filloi më 15 shtator me rastin e Ditës së Ndërgjegjësimit Pensional. Fushata filloi me një aksion për mbjelljen e parqeve në Parkun Avionçe (aeroplani i vogël) dhe vazhdoi me mbjelljen e fidanëve në dy shkolla fillore, një shkollë të mesme dhe një fakultet, duke dëshmuar angazhimin tonë të përbashkët për një të ardhme më të ndritshme.
Ishim aktiv edhe në rrjetet sociale me një seri podkastesh, video edukative argëtuese, përgjigje për pyetjet e qytetarëve dhe tekste edukative për sistemin pensional, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi rëndësinë e kursimeve për pension. Një sukses i veçantë i fushatës është premiera e sotme e filmit dokumentar ‘Vidi Vaka,’ i cili eksploron punën e shoqërive pensionale dhe rolin e tyre në shoqërinë moderne.
Ashtu si deri më tani, synojmë të mbetemi forca lëvizëse për ngritjen e ndërgjegjësimit për pensionet dhe zhvillimin e sistemit pensional,” shtoi Suzana Boskovska Zllatarevska, Udheheqëse e Sektorit për Marketing dhe Rrjetin e Agjentëve në KB Shoqërinë e Parë Pensionale SHA Shkup.
![](https://penzija.mk/wp-content/uploads/2024/12/zasadi-zelba-3-1024x683.jpg)
“Reagimet pozitive nga shkollat dhe komuniteti akademik tregojnë se interesi për edukimin mbi sistemin pensional është rritur ndjeshëm. Shprehim faleminderimet tona për të gjithë ata që mbështetën këtë iniciativë. Së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë stabilitetin e sistemit pensional dhe besimin në të ardhmen tonë të përbashkët,” theksoi Marina Martinovska, përfaqësuese nga Triglav Shoqëria Pensionale SHA Shkup.
Interesi dhe ndërgjegjësimi i opinionit për kursimet pensionale janë në rritje, por ende nuk janë në nivel të kënaqshëm. Prandaj, siç thonë nga shoqëritë pensionale, ata do të vazhdojnë të organizojnë fushata të tilla edukative përmes mesazheve dhe kanaleve të ndryshme, për të arritur deri tek qytetarët e grupmoshave të ndryshme.
![](https://penzija.mk/wp-content/uploads/2024/12/zasadi-zelba-4-1024x681.jpg)
Filmin edukativ „Mbill një dëshirë“ mund ta ndiqni në kanalet online të Penzija.mk dhe VidiVaka.