Si të ndihmon edukimi të sjellish vendime më të mira

Njohuria ekologjike dhe ajo financiare janë dy tema shumë të rëndësishme që duhen trajtuar që në moshë të re. Shprehitë e kursimit dhe ruajtjes së burimeve natyrore ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të bukur dhe më të sigurt si në planin personal ashtu edhe në atë shoqëror. Por për të qenë i motivuar për të krijuar shprehi dhe për të marrë vendime, duhet të dish pse dhe si ta bësh këtë.

Si shoqatë pensionale, roli ynë kryesor është të edukojmë, këshillojmë dhe veprojmë drejt një të ardhmeje më të sigurt financiare për ditët e pensionit të anëtarëve tanë, ndërsa me fushatën “Mbill një dëshirë” bëjmë një paralele të efekteve afatgjata të vendimeve të vogla të drejta dhe kujdesit për natyrën që na rrethon. Nga atje, ne gjithashtu duam të ndajmë njohuritë tona për vendimet e duhura në drejtim të një të ardhmeje të qëndrueshme për të gjithë ne.

Pse është e rëndësishme aftësia e vendimmarrjes?

Shkathtësia e vendimmarrjes mat aftësinë e një individi për të vlerësuar të gjitha rezultatet e mundshme dhe për të zgjedhur opsionin më kosto-efektiv dhe më të favorshëm nga të gjitha të disponueshmet.

Kjo aftësi e veçantë për të zgjedhur rrugën më të realizueshme varet nga një numër i madh faktorësh të tjerë – vetëbesimi, përvojat e mëparshme, aftësia për të vlerësuar saktë situatën dhe për të analizuar rezultatet e mundshme. Dhe të gjithë këta faktorë lidhen me nivelin e njohurive të temës për të cilën duhet të merret një vendim.

Pse është e rëndësishme të edukosh veten rreth zgjidhjeve të qëndrueshme dhe kursimeve pensionale

Arsimimi është një element themelor i nismave të zhvillimit të qëndrueshëm. Ndryshimi i sjelljes tani do të jetë përfitues për shëndetin dhe mirëqenien e gjeneratave të ardhëshme. Është përgjegjësia jonë e përbashkët për të siguruar që kjo të ndodhë.

Arsimimi është gjithashtu çelësi për të marrë vendimin e duhur sot për atë që të pret në të ardhmen. Duhet ta kuptosh se si funksionon sistemi ynë pensional, çfarë do të thotë për ty kur të dalësh në pension dhe si mund të ndikosh në një stabilitet më të madh financiar në vitet kur do të kesh më shumë nevojë për të.

Ajo që i bashkon këto dy aspekte të së ardhmes tënde është faktori kohë, domethënë, çdo vendim sot në drejtim të zgjidhjeve të qëndrueshme financiare dhe mjedisore bën një ndryshim drastik në 20, 30, 50 vitet e ardhshme.

Nga atje, edukimi do të të ndihmojë:

1. Të përgatitesh për të ardhmen

Arsimimi të mundëson të tërheqish paralele në mes efekteve të ndryshme afatgjate të vendimeve të ndryshme. Në këtë mënyrë mund të përmirësosh proceset tuaja të të menduarit dhe të sjellish zgjedhje dhe vendime në një mënyrë që është e dobishme si për ty ashtu edhe për mjedisin.

Vendimmarrja e përgjegjshme, nëse mësohet më herët dhe me fokus të veçantë, do të të ndihmojë të përballesh me situatat që të presin. Do të jesh në gjendje të gjesh një zgjidhje ideale dhe optimale pasi të kesh analizuar të gjitha rezultatet e mundshme të zgjedhjeve që ke në dispozicion.

2. Të zhvillosh aftësinë për të mësuarit social-emocional

Ky është një koncept përmes të cilit të gjithë të rinjtë i fitojnë dhe përdorin njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për t’u zhvilluar si qenie njerëzore të përgjegjshme dhe empatike që punojnë për të mirën kolektive, jo vetëm për qëllimet e tyre personale.

Ky koncept përbëhet nga disa kompetenca themelore që do të të ndihmojnë të zhvillohesh në një nivel emocional dhe social, duke përfshirë vetëdijen, vendimmarrjen e përgjegjshme dhe ndërgjegjësimin shoqëror. 

3. Të ndërtosh vetëbesim për vendimet që të presin

Psikologjia e konsideron vendimmarrjen si një proces kognitv që rezulton në zgjedhjen e një aksioni të mundshëm nga disa veprime të mundshme. Mungesa e zhvillimit të kësaj aftësie mund të çojë në mungesë të vetëbesimit dhe pavendosmërisë, gjë që mund të pengojë vendimet më të favorshme për të ardhmen tënde.

Fillo të veprosh në kohë. Eduko veten për temat që janë rëndësishme dhe fillo të sjellish vendime që do të të sigurojnë një të ardhme më të sigurt në vitet kur duhet të shijosh frytet e zgjedhjeve të sotme.

Ndiq postimet dhe aktivitetet tona edukative në Fejsbuk dhe Instagram.

Mbikëqyrës i sigurimit pensional me financim kapital është Agjensioni për mbikëqyrjen efinansimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) www.mapas.mk tel. 02/3224 229

Si të tejkalosh frikën nga e ardhmja

Ky nuk është një tekst këshillues psikologjik. Megjithëse bazohet në fakte psikologjike, e ndajmë këtë postim me ty për të të dhënë udhëzime praktike se si të ballafaqohesh me ndjenjat e ankthit në lidhje me dy temat e rëndësishme që na tangojnë të gjithëve dhe që lidhen me të ardhmen e cila na pret në vitet tona të mëvonshme – siguria financiare dhe ndryshimet klimatike.

Jetojmë në kohëra të pasigurta dhe ndjenjat e frikës dhe ankthit për këto dy aspekte të së ardhmes janë shumë reale. Koha e daljes në pension do të vijë natyrshëm herët a vonë. Më pas stabiliteti financiar dhe mjedisi në të cilin jeton do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm për ty, ndërsa aftësia yte për të ndikuar në to do të zvogëlohet gjithnjë e më shumë.

Frika nga e ardhmja krijon probleme serioze

Kur shikojmë skena të katastrofave klimatike në televizion, është e pashmangshme që të ndiejmë ankth të thellë për të ardhmen tonë dhe të dashurve tanë, gjë që mund të shkaktojë simptoma tipike ankthi, si rritja e rrahjeve të zemrës ose frymëmarrjes. Psikologët e quajnë këtë “ankth klimatik”.

Lajmet për një sistem pensionesh të reformuar kanë të njëjtin efekt, duke shkaktuar frikë nga ndryshimet me të cilat duhet të përshtatemi dhe të marrim vendime të ndryshme nga ato që kemi dëgjuar nga prindërit, gjyshërit tanë. Frika nga e ardhmja shoqërohet shpesh me ndjenja trishtimi dhe zemërimi, të cilat nga ana tjetër mund të ndikojnë në disponimin, sjelljen dhe të menduarit.

Si të ballafaqohesh me këto frikëra?

Pasiguria e asaj që të pret në të ardhmen mund të shkaktojë frikë shtesë për të bërë zgjedhjen e gabuar, e cila do të të çojë në një mendim edhe më të thellë që vetëm e thellon problemin. Prandaj, është e rëndësishme të fillosh të ndërmarrish hapa konkretë drejt trajtimit të shqetësimeve tua.

1. Fillo të planifikosh

Bërja e një liste të gjërave që do të fillosh t’i bësh për të ardhmen tënde është qetësuese në vetvete. Bëne një listë të aspekteve mbi të cilat mund të veprosh, si ndarja e buxhetit që ke dhe shuma që mund të kursesh për daljen në pension, si dhe zgjedhjet alternative që mund të bësh për të kontribuar në ballafaqimin me ndryshimet klimatike.

2. Bën ndryshime që do të të sjellin zgjidhje

Në përputhje me planet tuaja, fillo të ndryshosh shprehitë tua në drejtim të ndërtimit të kursimeve në fondin tënd pensional, duke ndërtuar shprehi ekologjike siç janë riciklimi i mbeturinave shtëpiake ose ngasja e një biçiklete më shumë se sa një makinë. Duke ditur se je duke ndërmarrë hapa për të përmirësuar të ardhmen tënde, do të lehtësosh ndjenjën e pafuqisë që vjen me ankthin klimatik dhe financiar.  

3. Bëhu pjesë e një komuniteti me të cilin ndan të njëjtat qëllime dhe vlera

Çdo sfidë është më e lehtë kur e di se ke një ekip për t’u ballafaquar me atë. Gjej miq ose kolegë për të punuar për një të ardhme të qëndrueshme dhe kontakto shoqatat pensionale për të të ndihmuar të ndërmarrish veprime. Duke punuar së bashku dhe duke ndarë idetë dhe njohuritë, mund të bëjmë ndryshime të mëdha.

4. Lidhu me natyrën

Fillo të kalosh më shumë kohë në natyrë. Kjo do të të ndihmojë të pastrosh mendjen, të reduktosh ndjenjat e ankthit, të bindesh se ia vlen të luftosh për bukurinë natyrore dhe të të kujtojë faktin se çdo dru që sheh dikur ka qenë vetëm një farë e vogël. Kështu do të rriten me kalimin e kohës kursimet e tua të pensionit, të cilat mund të duken të vogla kur i “mbjell”, duke të sjellë një ndjenjë më të madhe sigurie.

5. Përqendrohu te zgjidhjet dhe jo te problemet

Është shumë e rëndësishme të jesh i informuar që të mund të veprosh. Por ekspozimi i tepërt ndaj lajmeve për problemet të cilat të presin nga pikëpamja ekologjike dhe financiare nuk do të të ndihmojë shumë. Zgjidh burime të besueshme informacioni për këto tema që mund të ta shpjegojnë problemin, por në të njëjtën kohë ofrojnë mënyra për t’i zgjidhur ato, si shoqatat pensionale dhe shoqatat e mbrojtjes së natyrës.

Prej te frika deri te motivimi

Duke pranuar ankthin tonë klimatik dhe financiar dhe duke ndërmarrë hapa për ta trajtuar atë, mund ta kthejmë këtë në një mundësi për të mësuar se çfarë mund të bëjmë dhe të fillojmë ta bëjmë atë. Është e rëndësishme të ndërgjegjësohemi se çdo gjë që bëjmë për të luftuar këto sfida do të ketë një efekt të madh në afat të gjatë.

Bashkohu me fushatën tonë “Mbill një dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme” me të cilën synojmë më shumë edukim dhe veprim në drejtim të përballjes me sfidat financiare dhe ekologjike që na presin. Dhe mos harro të inkurajosh të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, nuk e di asnjëherëë se kujt do t’i duket e dobishme të dijë se mund të ndikojnë në një të ardhme më të mirë për veten dhe për mjedisin.

Ndiqi aktivitetet tona në Facebook dhe Instagram dhe lexoni postime të tjera edukative.

Mbikëqyrës i sigurimit pensional me financim kapital është Agjensioni për mbikëqyrjen efinansimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) www.mapas.mk tel. 02/3224 229

Ndryshimet e vogla në shprehitë e sotme bëjnë një ndryshim të madh në të ardhmen

Ne të gjithë kemi shprehi të vetëdijshme ose të pavetëdijshme, me ndryshimin e të cilave mund të bëjmë një ndryshim të madh për të ardhmen tonë. Nëse i le dritat ndezur në shtëpi, i vendos aparatet të hibernim, e le karikuesin në prizë deri herën tjetër që të karikosh telefonin ose laptopin ose ngroh ujin në ngrohësin e ujit “për çdo rast”, ne kemi disa këshilla për ty.

Si kompani pensionale, synimi ynë kryesor është të ndihmojmë në sigurimin e një të ardhmeje më të sigurt duke ndërtuar kursime pensionale prej sot. Prandaj është e rëndësishme që të vëmë në dukje zgjidhjet e ndryshme për kursimin e mjeteve, por edhe për mbrojtjen e natyrës si një faktor kyç në marrjen e ndërgjegjshme të vendimeve të dobishme dhe të qëndrueshme.

Ja disa këshilla të thjeshta për përdorim më të përgjegjshëm të energjisë elektrike në jetën e përditshme:

  • Fik të gjitha aparatet elektrike që nuk kërkojnë riprogramim pasi të ndizen përsëri. Faza e gatishmërisë (stand by) krijon kosto shtesë të panevojshme për ty.
  • Fik dritat para se të dalish nga dhoma, edhe sasia më e vogël e energjisë elektrike në vit krijon kosto të mëdha.
  • Përdor lavatriçen në temperatura më të ulëta dhe organizo mbushjet për të zvogëluar numrin e cikleve.
  • Mos përdor tharëse kur moti është i nxehtë dhe mund t’i thash rrobat në diell.
  • Ndiz ngrohësin e ujit kur të nevojitet.
  • Ndiz makinën për larjen e enëve kur të jetë plot për të reduktuar numrin e larjeve që konsumojnë energji elektrike dhe ujë.
  • Përpiqu të kryesh sa më shumë aktivitete që të jetë e mundur me një ndezje të kompjuterit, ndërsa mes tyre le të jetë kontrollimi i njoftimeve nga kompania yte pensionale, në vend që të presish të mbërrijnë me postë.

Si lidhet përdorimi i energjisë me një të ardhme të qëndrueshme?

Mënyra se si ne përdorim energjinë mund të ndihmojë drejtpërdrejt në ruajtjen e mjedisit jetësor. Kursimi i energjisë redukton ndotjen e ajrit dhe ujit dhe ruan resurset natyrore, gjë që krijon një mjedis jetësor më të shëndetshëm për njerëzit.

Energjia është faktor kyç për sfidën klimatike, por edhe për zgjidhjen e saj. Gjenerimi i energjisë elektrike dhe nxehtësisë duke djegur lëndët djegëse fosile – qymyri, nafta ose gazi – rezulton në krijimin e një pjese të madhe të gazrave serë si dioksidi i karbonit dhe oksidi i azotit, të cilët mbulojnë Tokën dhe bllokojnë ngrohtësinë e diellit.

Pse është e rëndësishme të mendojmë për efikasitetin e energjisë?

Efikasiteti i energjisë siguron një varg përfitimesh ekologjike por edhe financiare. Reduktimi i përdorimit të energjisë në shtëpinë tuaj ju kursen para, rrit sigurinë e energjisë dhe redukton ndotjen e emetuar nga burimet e energjisë jo të rinovueshme.

Pse është e rëndësishme për ne të flasim për efikasitetin energjetik?

Ashtu si çdo kursim sot do të sjellë një ndryshim të madh në sigurinë tuaj financiare në afat të gjatë, kështu çdo veprim i vogël individual bën një ndryshim të madh për të mirën e natyrës, duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në shëndetin tonë dhe shëndetin e gjeneratave që do të vijnë. Dhe çfarë do të thoshte për ne siguria financiare pa shëndetin si pasurinë më të madhe?

Pikërisht për këtë shkak, këtë herë fushata jonë Mbill një dëshirë synon të sigurojë një të ardhme të qëndrueshme, drejt së cilës duhet të punojmë së bashku. Faleminderit që bëre hapin e parë duke qenë këtu në faqen tonë të internetit. Do të ishte mirë sikur të na bashkangjitesh në aktivitete për përgjegjësi sociale, por edhe për përgjegjësi ndaj të ardhmes personale. Na ndiq në Fejsbuk dhe Instagram

Mbikëqyrës i sigurimit pensional me financim kapital është Agjensioni për mbikëqyrjen efinansimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) www.mapas.mk tel. 02/3224 229

4 hapa për një mënyrë të qëndrueshmejetese

Koha kalon shpejt dhe ndonjëherë këtë e kuptojmë shumë vonë. Rruga drejt një të ardhmeje më të bukur dhe më të sigurt është e gjatë, por ana pozitive është se me çdo hap, me çdo vendim të vogël, mund të ndryshojmë në mënyrë drastike drejtimin e saj. Ky fakt është po aq i vlefshëm për mjedisin që na pret në të ardhmen, si dhe për sigurinë tonë personale financiare.

Qëllimi ynë është të krijojmë një ndjenjë përkatësie në një komunitet që investon në një të ardhme më të mirë për brezat që do të vijnë, prandaj ne jemi këtu për t’ju udhëhequr përmes hapave të thjeshtë të cilat do të ta sigurojnë të ardhmen që dëshironi.

Si deri tek një të ardhme më e pastër?

Duke marrë vendime të vogla por shumë të përgjegjshme ndaj natyrës.

1. Reciklo siç duhet

Kapacitetet e mbeturinave reciklojnë ose kompostojnë vetëm 35% të të gjitha mbeturinave të ngurta komunale. Pjesa tjetër përfundon në deponi, shpesh për shkak të përdorimit jo të duhur të koshave të reciklimit. Bateritë, plastika, qelqi dhe produktet e letrës duhet të renditen në kosha të veçanta në mënyrë që të mund të përpunohen siç duhet në procesin e reciklimit. Ndiqni udhëzimet në paketimet për të zgjedhur dhe recikluar saktë.

2. Ruaji resurset natyrore

Kjo vlen për konsumimin e ujit dhe energjisë elektrike në shtëpi. Ka shumë ndryshime të vogla që mund t’i bësh për të reduktuar ndikimin tënd në burimet natyrore dhe për të ulur koston e jetesës. Ja disa ide: ndiz makinën për larjen e enëve vetëm kur ajo është plot, mbylle rubinetin gjatë larjes së dhëmbëve, fiki dritat kur të dalësh nga dhoma, zgjidh pajisje me efikasitet energjie. Edhe pse këto ndryshime mund të të duken të vogla dhe të parëndësishme, dije se ndryshimet e vogla bëjnë një ndryshim të madh. (linku deri tek teksti me këtë titull)

3. Gjej zëvendësim për produktet për një përdorim

Shumica e produkteve nga jeta jonë e përditshme që kanë një përdorim të vetëm mund të zëvendësohen me të njëjtat produkte që nuk kontribuojnë në rritjen e edhe ashtu mbeturinave të tepërta. Fillo të përdorësh qese pëlhure në vend të qeseve plastike, zëvendëso shishet plastike të ujit me ato metalike ose qelqi, përdor kashtë letre ose metalike, përdor peceta pëlhure në vend të atyre prej letre, shmangu produkteve të bëra ose të paketuara në plastikë sa herë që është e mundur.

4. Zgjidh zgjidhje alternative të transportit sa herë që është e mundur

Ndryshimi i shprehive tua të transportit mund të zvogëlojë ndjeshëm ndikimin e dëmshëm në natyrë dhe shëndetin tuaj. Sa herë që mundesh, ec, ngis biçikletën, përdor transportin publik dhe nëse duhet të përdorush makinë, përpiqu t’i organizosh përgjegjësitë tua në një mënyrë që do të zvogëlojë numrin e vozitjeve.

Si deri tek një e ardhme më e sigurt?

Duke menduar në kohë për mënyrën se si je duke i menaxhuar financat tua. Mund të duket se është shumë herët për të menduar për daljen në pension, por koha deri në pension po vjen shumë më shpejt nga sa mendon. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të fitosh shprehi kursimi. Ekzistojnë fonde vullnetare pensionale që janë krijuar për të të mundësuar të plotësosh pensionin nga shtylla e parë dhe e dytë e pensionit për të siguruar të ardhura shtesë për pleqërinë. Këto janë katër përfitimet kryesore të anëtarësimit në një skemë pensioni vullnetar:

1. Burimi shtesë i fondeve

Duke kursyer nga shtylla e tretë pensionale, i siguron vetes një burim shtesë të mjeteve të pavarura nga pensioni i Fondit të FSPIM dhe fondit të detyrueshëm pensional në të cilin je anëtar. Pensioni yt i akumuluar do të varet nga shuma e kontributit vullnetar që e paguan dhe nga periudha e kursimit.

2. Kursime fleksibël

Në fondet vullnetare pensionale paguan sa të mundesh dhe kur të duash.

3. Mundësia e përdorimit të mjeteve

Pavarësisht se kur planifikon të dalish në pension, mund të tërheqish mjete nga fondi pensional vullnetar jo më herët se dhjetë vjet para moshës për fitimin e të drejtës për pension pleqërie në përputhje me Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor. Gjithashtu, mjetet mund të tërhiqen në rast se anëtari është i paaftë për punë nga Komisioni për vlerësimin e aftësisë për punë pranë Fondit të sigurimeve pensionale dhe invalidore të Maqedonisë së Veriut, pavarësisht nga mosha.

4. Komponenti trashëgues

Në rast të vdekjes së një anëtari ose anëtari të pensionuar të një fondi vullnetar pensional, fondet nga llogaria e atij anëtari mund të paguhen si trashëgimi.

Shpresojmë që të kemi ndihmuar me këshilla dhe informacione të dobishme. Lexon postimet tona të tjera edukative dhe na ndiq në Facebook dhe Instagram, do të dëshironim të të na bashkangjitesh në kërkimin tonë për një të ardhme të qëndrueshme me idetë dhe zgjidhjet tua.

Mbikëqyrës i sigurimit pensional me financim kapital është Agjensioni për mbikëqyrjen efinansimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) www.mapas.mk tel. 02/3224 229